Përfundon në prangat e policisë, drejtori i Kadastrës në Durrës, 36-vjeçari Liridon Pula.
Duke iu referuar njoftimit të policisë, arrestimi i 36-vjeçarit u bë pasi Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “shpërdorim detyre”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.