Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emrat/Kishin kthyer banesën në depo a*mësh, arrestohen dy persona

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Emrat/Kishin kthyer banesën në depo a*mësh, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e policisë, ku u zbulua një depo për modifikimin dhe prodhimin e armëve të zjarrit. Depoja për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë, është zbuluar në një banesë në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Ervis Bakalli, 30-vjeç banues në Tiranë dhe Dorian Kalo, 45-vjeç. Banesa në pronësit të Elvis Bakallit, ishte përshtatur si bazë për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit. Sipas policisë, dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me precedentë të theksuar kriminal dhe shiteshin me qëllim për të vrarë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, u shpreh për mediat se të dy personat janë kapur duke punuar për modifikimin e armëve në një banesë në pronësi të Ervis Bakallit në zonën e Mëzezit. Të dy personat e arrestuar modifikonin armët dhe prodhonin silenciatorë duke ia vendosur armëve që pas nxirreshin në shitje për grupet kriminale.

 

“Në datën 15.06.2022, mbi bazën e informacioneve policore, nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit, u organizua puna dhe u finalizua me sukeses operacioni policor i koduar “Silent”, gjatë të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

  1. Ervis Bakalli, 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim;
  2. Dorian Kalo, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Pas verifikimeve të informacioneve policore, në datën 15.06.2022 u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Ervis Bakalli, në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez. Në një ambient brenda rrethimit të banesës së këtij shtetasi, të përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve/mekanizmave të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së shtetasit Ervis Bakalli, ku ishte i parkuar dhe automjeti në përdorim nga ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Theksojmë se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit”.

Tags: depo armeshDorian KaloElvis Bakallitirane

TË LIDHURA

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar
Aktualitet

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Next Post
Rrëfimi i rrallë i partizanes: Martesa u miratua nga Enveri

Rrëfimi i rrallë i partizanes: Martesa u miratua nga Enveri

Tabaku: Shqipëria po zbrazet, Qeveria duhet të kishte rishikuar buxhetin

Tabaku: Shqipëria po zbrazet, Qeveria duhet të kishte rishikuar buxhetin

K*kaina në Durrës/ Agjenti i arrestuar, këshilltari i Veliajt në Bashkinë e Tiranës

K*kaina në Durrës/ Agjenti i arrestuar, këshilltari i Veliajt në Bashkinë e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

by mirseda
15:31 | 24/11/2025
0

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra...

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com