Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Emmanuel Macron, njeriu i ri i evropianëve  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Emmanuel Macron, njeriu i ri i evropianëve  

“Deutsche Welle”/Në sondazhe, mbështetja për Presidentin francez së fundi është shtuar shumë. Me një kombinim të rafinuar politik ai iu drejtohet qarqeve të ndryshme ideologjike – atyre që kërkojnë fillim të ri, por edhe konservatorëve.

Shëtitja nisi në katin e parë, drejtpërdrejt në zyrën e Presidentit. Ai e bën të qartë që në fillim: ai punon shumë dhe fle pak.

Në këtë kuptim, ky është nënteksti i kësaj të dhëne – pushteti i tij është i legjitimuar – jo vetëm përmes rezultatit të zgjedhjeve, të cilat e katapultuan Macronin këtë vit në postin më të lartë të shtetit; por edhe me sjelljen e tij personale, përkushtimin pa kushte ndaj detyrës, krejtësisht në të mirë të popullit.

Për “popullin tim” foli Emmanuel Macron në intervistën 40 minutëshe në stacionin televiziv France 2. Kjo shprehje nuk u prit mirë kudo, ajo të kujtonte shumë qendrimin e një “roi soleil”, të një “mbreti diell”, i cili i erdhi në mend gazetës “Le Monde.

Si një lloj “monarku republikan” e përshkroi ajo Presidentin.

Me këtë gazeta preku thelbin e inskenimit të përshtypjes, të cilën synon të aktivizojë te spektatorët shtabi i presidentit: pikërisht kombinimin në njërën anë të motiveve madhështore dhe nga ana tjetër të motiveve të përditshme.

Këtu shkallarja e nderit me një qilim të gjatë të kuq në Pallatin Elize, atje presidenti dinamik i ri, i thelluar në bisedë me reporterin.

Ai kërkon të hetojë cili është “fati i Francës”, i tha në besim Macroni reporterit në shëtitjen në rezidencën presidenciale. Një fjali e madhe – e pritur me shpoti në internet, por në përgjithësi me sa duket sipas shijes së pjesëve të gjera të publikut.

“Francezët e vlerësojnë një lloj vertikalizmi të pushtetit”, shkroi Le Monde, duke iu referuar jo vetëm intervistës televizive.

Presidenti i ri

Në fakt, Macroni po përjeton një rritje në sondazhe, duke u dalluar këtu dukshëm nga dy paraardhësit e tij Sarkozy dhe Holande, të cilët të dy, pas një gjysme viti në post, kishin rënie të dukshme në preferencë në popull.

Krejt e ndryshme është situata me Macronin: në bazë të sondazheve të Institutit Demoskopik Ifop, Macroni, pas një faze të përkohshme të ulët në gusht, kur vetëm 40 për qind e francezëve mendonin mirë për Presidentin, tani ka një mbështetje prej 52 për qind.

Macroni është popullor për një sërë arsyesh. Më e dukshmja: mosha e tij e re. Të enjten ai mbushi 40 vjeç. Me këtë ai nuk është i vetëm në Evropë.

Sebastian Kurz në Austri, Jüri Ratas në Estoni, Leo Varadkas në Irlandë – të gjithë këta janë në të 30-t. “Popujt kanë vendosur që të largojnë brezin, i cili ka dështuar në periudhat e krizave (papunësia, varfëria, imigrimi)”, e komenton Christoph Barbier, kryeredaktori i revistës politike “L’Express”, tendencën ende të përmasave të kufizuara.

“Disa popuj kanë vendosur për populizmin, të tjerë për rininë, dhe të tjerë populizmin në formën e rinisë”. Pritet të shihet nëse ky brez do të ketë sukses, por kërkesa thelbësore që qëndron pas kësaj është e qartë: “Mos u përpiqni të riparoni një botë të vjetër – shpikni një botë të re”.

Mbështetje edhe te e vjetra

Por Macroni vë në themel të Francës së re pjesë të së vjetrës. Tregu i punës, arsimi, imigrimi: në këto fusha ai ka vënë thekse  të reja ose po e bën këtë. Reforma e tij e tregut të punës, në thelb një zhdërvjelltësi dhe zbutje e mbrojtjes në punë për punëmarrësit, vërtet që ka nxjerrë në rrugë shumë francezë, por edhe gjen mbështetje në pjesë të gjera të popullit.

Le Monde përshkruan përshtypjen e jo pak qytetarëve se Macroni po e nxjerr vendin nga bllokada dhe po e bën këtë me një ekip kompetent. Këtu ai dallohet mjaft nga shumë paraardhës të tij. Edhe në arsim ai mbështet një kurs më të rreptë, të orientuar më pak te multikulturalizmi.

Këtë ai e ndjek edhe në punën për një ligj të ri imigrimi, i cili do të shtrojë kërkesa të larta ndaj të gjithë atyre që duan të vijnë në Francë.

Duket se bota e re e Macronit është më pak një shpikje krejtësisht e re, se sa një largim nga qëndrimi laissez-faire, ndaj të cilit ndihej e detyruar qeveria e larguar e Holandës. Jo më kot ai po bën për vete gjithnjë e më shumë zgjedhës të Frontit të Djathtë Nacional. 35 për qind e tyre kanë sipas sondazheve përshtypje të mirë për të.

Tags: Emmanuel Macronevropianëvefrancezeti rinjeriupresidentiri

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shkëmbin kulturash, të rinjtë francezë do vijnë në Shqipëri

Shkëmbin kulturash, të rinjtë francezë do vijnë në Shqipëri

“Asnjë familje, asnjë fëmijë, asnjë i ri jashtë”, protesta për shqiptarët në Francë

“Asnjë familje, asnjë fëmijë, asnjë i ri jashtë”, protesta për shqiptarët në Francë

VIDEO/Njihuni me gjyshin Faja; 104-vjeçari krutan na tregon sekretin e jetëgjatësisë

VIDEO/Njihuni me gjyshin Faja; 104-vjeçari krutan na tregon sekretin e jetëgjatësisë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com