E shtunë, 23 Janar, 2021
8 C
Tirana

Emërimi i Hajnajt në krye të BKH-së/ SHBA: Të gjitha institucionet janë ngritur tashmë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me emërimin e Aida Hajnajt, në krye të BKH-së.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shprehet se ky emërim përmbyll krijimin e strukturave të reja në kuadër të reformës në drejtësi.

Në reagim theksohet se BKH-ja do të trajnohet nga FBI-ja amerikane, ndërsa rekrutimi i hetuesve do të nisë së shpejti.

Reagimi i plotë:

Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet.

Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt.

BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj.

Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...