Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Emërimi i Ardi Veliut me shkelje të rënda, u shpërblye nga Xhafaj dhe Rama për shërbimet”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Detaji/Ja kriteri që nuk përmbush Veliu si Drejtor i Policisë së Shtetit

Një ditë pas emërimit të Ardi Veliut si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka reaguar Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim. Kjo shoqatë me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka renditur dy shkelje të mëdha ligjore që ka bërë ministria e Brendshëm duke emëruar Veliun si kryepolic. Në deklaratën e SHPPL thuhet se Veliu është  produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit. Më anë të kësaj deklarate SHPPL bën përgjegjës Ramën dhe Xhafajn.

“Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji“, shkruhet në deklaratën e SHPPL.

Gjithashtu, kjo shoqatë shoqatë shkruan se “Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.”

Një ditë më parë Tirana Today raportoj për kriteret që nuk përmbushte Veliu për postin që u mandatua dje nga qeveria shqiptare(lajmin e plotë lexoje këtu)Postimi i plotë i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim

PALIGJSHMËRITË NË POLICINË E SHTETIT VAZHDOJNË:
ARDI VELIU DREJTOR I PËRGJITHSHËM.

Shkeljet ligjore në emërimin e tij janë:

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme: 
iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;
iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;
v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;
Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shteti në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanalizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë  eShtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurrimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjshmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit.Krye e formularit.

Tags: Ardi VeliutEmërimiramarëndaShërbimetshkeljeu shpërblyeXhafaj

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
Policia shkon në momentin e “gabuar”, prish pazarin e drogës mes pyjeve

Policia shkon në momentin e “gabuar”, prish pazarin e drogës mes pyjeve

Ermal Meta favorit për të fituar “Sanremo 2018”

Ermal Meta favorit për të fituar “Sanremo 2018”

Befason ministri Serb: Të “shkelmojmë Shqipërinë e Madhe”, po bisedojmë me Tiranën

Befason ministri Serb: Të “shkelmojmë Shqipërinë e Madhe”, po bisedojmë me Tiranën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com