Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Emanuel Makron po shkon shumë larg në luftën që i ka shpallur Islamit

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Emanuel Makron po shkon shumë larg në luftën që i ka shpallur Islamit

Nga Merve Sebnem Oruç“Daily Sabah”

Më 12 Janar 2015, rreth 3.7 milion njerëz u mblodhën në mbarë sheshet e Francës në një shfaqje të unitetit dhe solidaritetit, teksa më shumë se 40 udhëheqës botërorë marshuan përkrah njëri-tjetrit pas vrasjeve që tronditën Parisin.

Në datat 7-9 janar të atij vitit, 17 njerëz u vranë nga 3 terroristë në sulmet ndaj selisë së revistës satirike “Charlie Hebdo’, një supermarketi ushqimesh hebre, dhe një zone në periferi të Parisit. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, demonstrata ishte më e madhe edhe sesa tubimet e organizuara kur Parisi u çlirua nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Charlie Hebdo”, është një gazetë satirike që ka reputacionin e rebelimit përballë autoritetit, duke sfiduar atë që konsiderohet e shenjtë,apo duke vënë në dyshim çdolloj grupimi që pretendon epërsinë ndaj të tjerëve.

Pas botimit të karikaturave që talleshin me Islamin në një numër rastesh, revista botoi në vitin 2015 karikatura që fyen Profetin Muhamed. Ky akt provokoi myslimanët,pasi për ta imazhi i profetit cilësohet një blasfemi dhe është i ndaluar në Kuran.

Gjithsesi, sulmi terrorist ndaj “Charlie Hebdo” ishte ndryshe nga masakrat e tjera, pasi u pa si një sulm ndaj lirisë së fjalës. Pas këtij sulmi, bota dukej se po mendonte se nuk kishte asgjë më të rëndësishme sesa liria e shprehjes. Personalisht,edhe vetë besoja se parimi i shenjtë i lirisë së fjalës, ishte më i lartë se gjithçka tjetër.

Po të ishte ashtu, njerëzit do të kishin të drejtë të shprehnin lirisht të gjitha mendimet e tyre, pavarësisht nëse kritikojnë ose tallen me atë që është e shenjtë për të tjerët. Por isha i vetëdijshëm, se ligji francez nuk e mbronte fjalën e lirë të pakufizuar.

Për shembull, përshëndetja e akteve terroristë përbën një krim, ndërsa edhe mohimi i Holokaustit në Francë është i ndaluar. Por pas marshimit të miliona njerëzve, unë mendova se gjërat kishin ndryshuar. Por kisha gabuar. Disa ditë pas atij tubimi historik, autoritetet franceze filluan të arrestojnë njerëz, nën akuzat e glorifikimit apo mbrojtjes së terrorizmit në internet.

Ishte koha kur kombet duhej të kuptonin më mirë se përse qytetarët e pakënaqur po u bashkoheshin kauzave radikale. Duhet të kishte përpjekje për të arritur tek rrënja e problemit,sidomos në vendet perëndimore si Franca, ku popullsia myslimane është rreth 5 milion.

Mjerisht, qeveria franceze zgjodhi të ndiqte një version ekstrem të shekullarizmit apo laicitetit. Duke e cilësuar sulmin ndaj “Charlie Hebdo”si 11 Shtatorin e Francës, vendi nisi të ndryshojë në mënyrë radikale, ndoshta më shumë sesa ndryshuan SHBA-të pas shkatërrimit të Kullave Binjake.

Popullariteti i ish-presidentit francez, socialistit Fransua Holond, preku fundin, teksa u rrit  dhe mbështetja për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marin Lë Pen. Në vitin 2017, Emanuel Makron garoi në raundin e dytë kundër Le Pen, duke arritur të fitojë.

Duke u ngjitur në pushtet si një centrist, dhe duke mos pasur asnjë parti, ideologji apo traditë, Makron ishte i lirë ta qeveriste Francën për 5 vite duke shmangur ekstremizmin populist, i cili po përhapej me shpejtësi në të gjithë Evropën por edhe më gjerë.

Ai cilësohej si një politikan liberal dhe demokratik, që mund të frenonte valën e populizmit që përfshinte globin. Por ndërkohë, ai është bërë sot udhëheqësi më populist në Evropë. Mbështetësit e tij thonë se nëse Makron nuk do të bënte diçka në lidhje me kërcënimin e populizmit, ai do të zëvendësohej nga një udhëheqës i ekstremit të djathtë.

Kur nisën protestat e “Jelekëve të Verdhë” në nëntor 2018, popullariteti i tij ra në vetëm 29 për qind. Në ato kushte, Makron mund të ketë menduar se nuk mund ta mbajë dot pushtetin duke iu kundërvënë populistëve që po fitonin terren çdo ditë, por duke e përqafuar dhe ai vetë populizmin.

Por presidenti francez nuk u mjaftuat me kaq. Gradualisht ai nisi të përdorë një retorikë të fortë anti-islamike, që synonte të fitonte mbështetjen e islamofobëve. Sot, e ashtuquajtura urrejtje “laike” ndaj myslimanëve, është bërë një pjesë e zhargonit të përditshëm të qeverinë franceze por dhe mediave në vend.

Myslimanët francezë, ikanë kërkuar vazhdimisht zoti Makron të ndalë stigmatizimin e tyre, por normalizimi prej tij i gjuhës së urrejtjes kundër Islamit,gati e ka legalizuar diskriminimin e institucionalizuar ndaj komunitetit mysliman të Francës.

Mbështetësit e tij thonë se projektligji i ardhshëm kundër kërcënimeve “separatiste”, do të përfshijë edhe grupet e tjera si supremacistët e bardhë, por në fakt ai synon qartazi lëvizjet islamike. Myslimanët francezë, druhet tani se ekstremistët nuk do të jenë më shënjestra e vetme e shtetit, dhe se urrejtja e publikut ndaj Islamit do të rritet.

Makron nuk ka asnjë lloj tolerance ndaj Islamit, por në të njëjtën kohë kërkon nga myslimanët të jenë tolerantë ndaj fyerjeve mbi fenë e tyre. Në Francë, vetëm në vitin 2019 ndodhën më shumë se 1.000 incidente islamofobe, përfshirë 70 sulme fizike.

Udhëheqësit perëndimorë si Emanuel Makron, mund të mendojnë se toleranca ndaj Islamit dhe myslimanëve do të shkatërronte karrierën e tyre politike. Por shembulli që vjen nga kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, e përgënjeshtron atë.

Pas sulmeve terroriste në Kristçërç, ajo e bashkoi me mençuri vendin, dhe mbetet një shembull për udhëheqësit e tjerë botërorë, të cilët përdorin retorikën populiste nga frika e zëvendësimit nga politikanë të djathtë,politikat e të cilëve shkaktojnë ndarje.

Burimi i lajmit: https://www.dailysabah.com/opinion/columns/macrons-crisis-with-islam

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: Emanuel Macronislamimyslimane

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Transportonte 5 sirianë, arrestohet një person në Pogradec

Transportonte 5 sirianë, arrestohet një person në Pogradec

Kodi Zgjedhor: Komisioni i Venecias pranon për shqyrtim kërkesën e Metës

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika

Këta të përzënë nga shtëpia e të lidhin te mani







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!
Politikë

Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

by mirseda
19:20 | 25/02/2026
0

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama mbi situatën dramatike të rrugëve në vend ka sjellë reagimin e kreut...

Përpjekje për të rritur kapacitetet ushtarake, Ukraina hap fabrikën e parë të dronëve në Britani

Përpjekje për të rritur kapacitetet ushtarake, Ukraina hap fabrikën e parë të dronëve në Britani

19:18 | 25/02/2026
“S’të lë të divorcohesh nga im bir”/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, 10 goditje në kokë e dorë

“S’të lë të divorcohesh nga im bir”/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, 10 goditje në kokë e dorë

18:45 | 25/02/2026
Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK

Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK

18:26 | 25/02/2026
Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

18:10 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com