E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Këta të përzënë nga shtëpia e të lidhin te mani

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Nga Frrok Çupi

-E mjera ti moj Jozefinë!

Ça i ndodhi kësaj?… Miku im, ka qenë ca ditë gazetar i RD, shkroi dje sapo mori vesh se Jozi nuk është më ‘jona’. Sa shumë të tjerë do ta hanin të gjallë. Jozefina Topalli ka bërë vetëm një akt, që këta e lidhin me aktin femëror të divorcit: Ajo la shtëpinë e vjetër dhe u nis për një familje të re politike.

… Po ça donte të bënte më keq? Për këtë gjë këta të marrin shpirtin. Rasti e solli që aktin më të fundit e kreu një grua dhe këta e lidhën me mëkatin e divorcit. Ka qëlluar që divorci në derën e PD, si edhe martesa, kryhen sipas të të njëjtit habitat si në familjen komuniste: Banesa e ngushtë një dhomë e kuzhinë ku gruaja e divorcuar s’ka ku bën ‘gëk’. Kadare ka shkruar në një poezi të hershme se ‘jetojmë aq ngushtë, sa nuk kemi as ku të zihemi’.

Qysh prej fillimit, aty nga viti 1991-92 në Partinë Demokratike u desh fushë e madhe për beteja të zhurmshme. Se shumë karaktere, shumë tipa, shumë implikime u strehuan në një shtëpi ku nisi shpejt trysnia: Disa vinin nga shkollat, disa nga organizatat e partisë së Punës, disa nga burgjet, disa nga dënimet false, disa nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës, disa spiunë të Sigurimit, disa vetë oficerë të lartë të Sigurimit, disa ‘Vullnetarë të Enverit”…

Speciet e çuditshme, për të cilat presidenti Ramiz Alia pat thënë se ‘ça patëm nëpër bodrume ua dërguam në PD’, kërkuan hapësirat e tyre në atë ngushticë një dhomë e një kuzhinë.

Qysh nga dita e parë e formimit të PD, nga dera e pasme e saj nisën të dalin parti të reja. Doli Aleanca, që në fakt ishte vetë thelbi i PD; dolën Dashi, Bashi, Pollo, Llollo, Shehu, Mehu…, nja njëzetepesë parti deri te më të fundit: Murrizi, Hajdari, Topalli.

Gjithë ushtria e PD, që rri si brenda Partisë edhe jashtë, u janë sulur këtyre që dolën në shtëpi të tyre. Këta duhej të qëndronin si macet, në atë cep të banesës një dhomë e një kuzhinë; të divorcuar por nën sundimin e burrit. Miku im gazetar i PD që i tha Jozit ‘e mjera ti, moj’, për vete jeton në shtetin më të fuqishëm të botës, me hapësira pa fund, por Jozin e do në qoshe, të strukur.

Krimet ndaj gruas së divrorcuar janë quajtur ‘krime pasioni’, por në fakt janë më të rënda: krime kundër njeriut. Njeriu ka nevojë për strehë- minimumi i mundshëm. Këta të përzënë nga streha dhe pasi të përzënë të urdhërojnë edhe të mos bësh strehë. Jo vetëm të mos bësh strehë, por natën kur flenë qentë duhet të të lidhin te mani. Aty bie shiu e bora, dielli e hëna, qeni e ujku…, por ti nuk duhet të lëvizësh. Po lëvize- je tradhtar; po të shpallesh tradhtar, atëherë të vegjlit do të të linçojnë.

Lexo edhe :   Doktor Berisha është jo pak, po shumë… shumë e ligë ajo që thua
Lexo edhe :   Manipulimi djallëzor i Hagës

Po të bësh strehë tjetër, turpëron shtëpinë e madhe dhe i bën dëm Partisë… Pse duhet të lejohet Jozefina Topalli të bëjë një tjetër ‘parti politike’?. ‘E mjera ti, moj!’, çfarë të pret, i tha miku im demokrat. As Murrizi, as gjembaçi, as Rudina, as astriti… nuk kanë të drejtë për tjetër strehë. Nga një ekran po dëgjoja ide mallkimesh se këta ‘po i bëjnë partitë për karrierë politike’, dhe ky qenka turpi. Po edhe karrierën ia ndaloni tjetrit? Edhe rritjen ia ndaloni fëmijës, edhe kostumin e ri, edhe martesën, edhe divorcin?

Historia represive brenda në PD është aq e gjatë sa ç’është jeta e saj. Qysh prej fillimit nisi përjashtimi dhe eliminimi i themeluesve dhe anëtarëve të saj. Gramoz Pashko u dërgua në derën e burgut dhe u përjashtua nga funksionet në shtet e në Parti; Azem Hajdari u përjashtua nga PD dhe iu hoq imuniteti parlamentar; Genc Ruli e Rexhep Uka u dërguan për në burg të druri i arrës; Zenel Hoxha u shpall heretik; Ben Mecen e lidhën me presidentin komunist; Ilir Hotin e mori dheu… Aq sa udhëheqës janë eliminuar në PD, aq janë edhe ata anëtarë të Byrosë Politike që u eliminuan në Partinë komuniste. Sot në listat e PD për deputetë nuk ka asnjë nga themeluesit e PD.

Të linçojnë të vegjlit, këta që bubrrojnë për ndonjë thërrime nën pullazin e shtëpisë së Partisë. Po të ishte se vetëm liderët kryesorë e bëjnë këtë, hajde se do të dinte njeriu nga të ruhet. Sa për udhëheqësin kryesor të Partisë, njeriu mund të bënte aleancë me një nga ‘zezakët’ që ruan oborrin. Dhe mund ta liroje një herë litarin te mani…

Por janë të gjithë që duan të të hanë nëse pasi të kanë përzënë ti bën strehën tënde.

Mjera ti moj Jozefinë!, tha ai tipi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunë në emisionin “Hell’s Kitchen”, vajzat përleshen fizikisht (VIDEO)

Në Hell’s Kitchen Albania, situata ka dalë sërish jashtë kontrollit, me një dysheme mbuluar me pjata të thyera dhe ushqime te hedhura. Vajzat e programit...

29-vjeçari dhunon e kanos mjekun e urgjencës në Elbasan, policia zbardh detajet

Blutë e Elbasanit kanë prangosur një 29-vjeçar, pasi ka goditur një mjek dhe e ka kërcënuar. Shtetasi me iniciale K.G., ka goditur mjekun me...

“Kur ka pasur tradhti…”, Vin Veli flet për ndarjen me Bora Zemanin

Vin Veli prej kohësh ka dëshmuar se ka marrëdhënie mjaft të mira me ish-partneren e tij Bora Zemani, me të cilën ka edhe një...

Braçe zbardh pasurinë ‘e çmendur’ të Lulzim Bashës

Sikundër Rama, bluzat e bardha, edhe zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për fshehjen e numrit...

Pas Greqisë, një tjetër shtet shtrëngon masat për Shqipërinë

Pas Greqisë, edhe Mali i Zi ka kufizuar lëvizjet e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të rëndimit të situatës si pasojë e koronavirusit, Mali i...