Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Elsës, kur e dogjën, nuk iu gjend njeri

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Elsa Lila del nga burgu

Nga: Frrok Çupi

Elsën e ‘dogjën’ në Romë. Gazeta italiane ‘La Republica’, në datë 16 mars të vitit, njoftoi se ‘Elsa Lila, këngëtare, u arrestua bashkë e 13 të tjerë italianë e shqiptarë’. Metaforën ‘e dogjën’, e mora nga i njëjti fenomen dhe ngjarje me kolosët e artit shqiptarë, në dy kohë, në dy kryeqytete dhe në dy kontinente.

Ngjarja e parë kishte ndodhur në Bejrut, në vitin 1975, kryeqytet i Libanit ku për 9 vjet (1883-1892), guvernator i qytetit kishte qenë një shqiptar, Pashko Vasa. Atë vit aty ishte ndezur lufta civile më e madhja e bot që e çoi qytetin në zero. Bash në kulmin e luftës, një gazetar shqiptar, korrespondent lufte, Nehat Islami, u ndesh me një ngjarje që të lë pa fjalë. Gazetari shkruan se Libraria ‘Antuan’  në rrugën kryesore të Bejrutit,  u godit nga disa predha dhe të tërën e kaploi flaka. “Duke kaluar andej, pashë shumë libra të djegur që i kishin hedhur në trotuare porsi kufoma që shihnim çdo ditë. Shikimi mu ndal te ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, botim parizien; librit i ishte djegur gjysma e mbulesës,  kurse brenda ishte i paprekur.

-Zoti Antuan, a mund ta blej këtë libër?- iu drejtova pronarit.

-Nuk janë për shitje, por për hedhje. A s’po shihni çka na bënë?- mu përgjigj i zoti i pikëlluar si t’i kishin vdekur familjarë.

-Do ta marr këtë sepse është imi- i thashë.

Pasi e shikoi titullin, mu përgjigj:

Libri është si njeriu. Të ndihmon t’i ruash mendtë e kresë. Merre, shpëtoje!

Atë libër e ruaj edhe sot e kësaj dite, shkruan gazetari, korrespondent lufte.

… Që ditën e  parë, 16 mars, kur artisten shqiptare Elsa Lila e dogjën në Romë, nuk iu gjend njeri pranë; madje nuk e lanë as në trotuar. Më vjen hidhët  të them se që nga larg, edhe që nga Tirana, e shtynë ‘librin Elsa’ drejt zjarrit. Titujt e gazetave e televizioneve në shqip, jo veç në italisht, e hapen gojën sa mundën si të ishin zgjuar nga një gjumë i thellë dhe po shijonin shijen e mirë të një ‘ushqimi të bollshëm’ për lajme me Elsën. “Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, pjesë e grupit që shpërndante kokainë!”. “Nga Elsa Lila te “Mamaja”, kush janë këngëtarët e arrestuar për drogë!’. “Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale!”. “Këngëtarja ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës”. “Elsa Lila, ‘financierja’ e një bande droge në Itali!”. Këta ishin vetëm disa tituj shpërthyes… E sa mijëra të tjerë shanë e shfrynë në rrjetet sociale.

Më duhet të them se pikërisht dje, në datë 26 maj, Gjykata e Romës e shpalli krejt të pafajshme Elsa Lilën- viktimë e paragjykimeve raciste  në shtetin matanë Adriatikut, e cila u arrestua pa asnjë provë. Që dje, Elsa i është kthyer asaj pike ku e la mbrëmjen kur e hodhën si librin e djegur në trotuar; i është kthyer muzikës së viteve 1700 tëPergolesit dhe StabatMater, histori që u shndërrua në projektin e jetës së kësaj artisteje.

Por çështja rri diku tjetër, te raporti i individit me artistin, me ‘atë tëadhuruarin’ që ose ‘bën hije’, ose duhet eliminuar për shkak të dashurisë…

Ja kështu është sulmi ndaj Elsa Lilës.

1.

Sulmi është i llojit të marrëdhënies së sulmuesit mes vetes dhe Elsës. Atë orë që njeriu këtu e mori vesh çfarë ndodhi në Romë, atë orë iu bë se u ngarkua me barrëne  fajit. Që prej  viteve të hershme, njeriu këtu e ka zgjedhur Elsën si të zgjedhurën e vet. Njeriu këtu e ka një hulli të tillë, që pasi e zgjedh tjetrin, i vë kapakun e nuk mendon më ndryshe. Në këtë rast njeriu këtu turfulloi kundër Elsës që ‘e kishte zgjedhur’. Iu bë se nuk paskësh zgjedhur personin e duhur. Vetë njeriut i ndodh që i duket sikur zgjedh lirshëm, por në fakt zgjedhja del shumë më pak e lirë se sa çfarë ishte imagjinuar. Elsa e vuajti psikologjinë e ‘të rënit në dashuri’ prej njeriuttë një tipi të veçantë.

E lanë në rrugë.

2.

Këtu njeriu kalon përgjatë brazdave të formuara në fëmijëri, ose në një kohë të hershme. ‘Idhulli’, sipas brazdave të hershme, nuk ka të drejtë të gabojë, edhe pse ‘idhullori’ ka të drejtë me metra për gabime. A nuk keni parë që njerëzit flasin e vendosin sinorë: ‘Mirë Kadare si shkrimtar, po si njeri?!… Çfarë defektesh kishte Nënë Tereza?…”

Por bota është kjo, dashuria mund të ndërthuret edhe me aspekte të dhimbshme. Njeriu këtu, nga fëmijëria kujton se ‘idhulli’ nuk bën asnjë gabim; dhe prandaj as lëviz për t’iu ndodhur pranë kur gabon.

Megjithëse Elsa nuk paska gabuar; njeriu ‘idhullor’ i saj gaboi dyfish: Edhe kur mendoi Elsënsi atëherë në fëmijëri, edhe kur e braktisi.

3.

Ne edhe pse bëjmë si ‘patriotë të mëdhenj’ i ikim njeriut tonë që gabon; menjëherë e ndajmë gjakun me të. Po t’i pyesje njerëzit  pas 16 marsit, ishin gati të thonin se Elsa ‘nuk është ndonjë artiste kushedi çfarë’, se ‘ç’ne shqiptare, ajo u rrit në Itali, italiane thuaj!’… Këta kërkojnë rrënjët shqiptare të AlbanoCarrizit, të Robert De Niros, edhe të GAribaldit po deshe…, por Elsa nuk është më e jona. Bullshits sa të duash. E pse? Sepse njeriun e madh e mendojmë si një rrap që na bën hije, ‘sa herë tundet rrapi, fajin e kemi ne!’.

Këtu njerëzit deshën t’i largohen ‘krimit’ të Elsës, dhe prandaj e sulmuan. Njerëzit këtu, edhe pse trafikojnë drogë apo fusin duart në xhepat e njëri tjetrit, arratisën nga Elsa sepse u bëhet sikur arratisen nga vetja…

Njerëzit janë më shumë reaktivë, sidomos ndaj artistit. Me të fortët nuk ua mban të jenë reaktivë.

… Elsa Lila tani po merret me projektin e saj, muzikën e viteve 1700. Ky është lajmi; por askush nuk e publikon, sepse nuk tërheq lexues.

Tags: Elsa LilaFrrok Çupiitali

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
“Të lutem më ndihmo”, momenti kur gruaja kërkon ndihmë pasi e sulmojnë (VIDEO)

"Të lutem më ndihmo”, momenti kur gruaja kërkon ndihmë pasi e sulmojnë (VIDEO)

Vajza e vogël vrapon pas ariut, momentet kur e ëma shkon ta shpëtojë (VIDEO)

Vajza e vogël vrapon pas ariut, momentet kur e ëma shkon ta shpëtojë (VIDEO)

Putin kërcënon perëndimin me një raketë të re hipersonike bërthamore

Putin kërcënon perëndimin me një raketë të re hipersonike bërthamore







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com