Një 69-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “5 Maji”.
Shtetasi Petrit Zenuni është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij. Sipas policisë, Zenuni ndodhej në kushte të depresionit nervor, që e ka çuar në vetëvrasje.
69-vjeçari është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik, Elbasan por më pas ka ndërruar jetë.
Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.