Ekuador- Ditët e gjata në palestër, kafene, ose në restorante janë jeta e përditshme e “el padrinove” të rinj në Ekuador të ardhur nga Shqipëria. Lidhjet e fuqishme të bandave duke shpërndarë në vendet e fuqishme të Europës, ata tregtojnë drogë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Francë dhe Angli.
Tashmë forca e parave dhe e lidhjes i ka dërguar deri në Ekuador, nga ku grupet kriminale shqiptare dhe jo vetëm i kanë larë me gjak rrugët e qytetit Guayaquil. El padrinot e rinj nga Shqipëria kanë gjetur hapësira duke i kontrolluar këto zona të këtij shteti të dobët politikisht.
Vende të cilat kanë dalë nga duart e autoriteteve shtetërore, ligji i rrugës dhe bandat janë më të fuqishme se “dora e hekurt” e shtetit të Ekuadorit. Autoritet e Amerikës Latine janë në një luftë të hapur me bandat, të cilat janë më të sofistikuara dhe me mjete me mira se policia në këto vende. Lumë viktimash, vrasje mafioze, atentate, duke shënuar shifra të frikshme te vdekurish te krahasuara me luftrat në Jugosllavi nuk ia kalojnë për shifra.
Ekuadori është kthyer shtëpia e një lëvizje migratore vetvrasëse të trafikantëve të drogës nga Shqipëria që po nxit dhunën në rrugë, veçanërisht në Guayaquil.
El Padrinot e rinj flasin shqip
Dukej e habitshme por histori e kokainës me shqiptaret në Ekuador nuk nisi tani, as para dy vitesh por dy dekata më parë. Tani ne po e marrim vesh, pasi lufta ka plasur dhe shqiptarët po vriten. Rasti më i fundit ishte i mbrëmjes së djeshme, ku u ekzekutua në një restorant në Guayaquil, Ergys Dashi, 31 vjecari nga Durrësi.
Ky rrjet filloi të shkatërrohej disi me datë 15 shtator 2020, dita në të cilën Europol dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të dhjetë kombeve shpërbënë një kartel droge që është unik i llojit të tij, domethënë pa analoge në pjesën tjetër të botës.
Ky grup i cili mori goditjen nga autoritet ndërkombëtare për kompaninën e njohur si “Bello”, e vecanta ishte se grupi ishte krejtësish shqiptarë.
Të gjithë ishin shqiptarë nga punëtorët, kontrolluesit, blerësit, dërgesat e drogës e dri tek burimi në Amërikën Latine.
Burimi atje kishte emër dhe mbiemër ai ishte shqiptari famoz Dritan Rexhepi, një gjeni krimi I kërkua në Shqipëri dhe në disa vende të botës.
Historia e “Robin Hood” shqiptar është e pabesueshme, një mjeshtër i një grupi të fuqishëm criminal, arratisje nga burgu deri tek El Padrinoja e trafikut. Mediat shkruanin se Rexhepi ishte gati të diplomohej për drejtësi në universitetin e Tiranës por e la dhe zgjodhi të bëhej “baroni” I kokainës ai u kap në Quito me 278 kilogramë kokainë dhe u dënua me 18 vjet burg.
Duke e burgosur atutoritet menduan se Dritan Rexhepi mori fund por ndodhi e kundërta ehe pse ishte në një regjim të lartë sigurie ai e menaxhoi grupin e tij nga burgu, duke porositur edhe dy vrasje sipa prokuroriseë italiane. Sipas autoriteteve të huaja Dritan Rexhepi e pushtoi Europën me 6.022 kilogram kokainë.
Si mund të bëhesh “padrino” në vendet latine
Dritan Rexhepi braktisi ëndrrën e një karriere në drejtësi duke zgjedhur rrugën e krimit një zgjedhje e cila duhet të ketë qenë e vështirë asokohe. Në një intervistë Dritan Rexhepi ka thënë “ kisha dy mundësi ti dorëzohesha sistemit të kalbur në Shqipëri ose të kërkoja dicka tjetër nga jeta ime”.
Ai u dënua me njëzet e pesë vjet burg nga gjykata e Tiranës për dy vrasje në 1998, njëra prej të cilave ishte e një polici.
“Robin Hood” shqiptar në fillim e nisi nga Europa i dënuar për trafik kokaine u arratis dy herë nga burgu dhe u nis për në Amerikën Latine në Ekuador.
“Gjeniu” i botës së krimit arriti ti “fitojë” zemrat e bosave kur Rexhepi zgjidh problemet e Malit të Zi Castillo, i cili përdori kanalet e transferimit të parave të ofruara nga organizatat kriminale kineze dhe ankohej vazhdimisht për tarifat e tyre të larta të komisionit.
Duke konfirmuar vlefshmërinë, Rexhepi propozon të eleminojë ndërmjetësit ose kinezët, dhe të dërgojë paratë duke përdorur korrierë “të lirë” shqiptarë dhe duke kryer shumë transaksione të vogla përmes Ëestern Union. Ideja bind bosin, i cili, nga ai moment e tutje, do të kishte besuar Rexhepin, përveç menaxhimit të llogarive, edhe administrimin e ngarkesave të drogës për t’u transportuar në Evropë.
Si funksionon karteli shqiptar në Ekuador
Karteli është unik në llojin e tij: ai ka formën e një “federate transnacionale” dhe përbëhet tërësisht nga organizata shqiptare me qendër në Kontinentin e Vjetër, katërmbëdhjetë për të qenë të saktë, të cilave i përket Rexhepi. Heshtë ai që u jep atyre barnat dhe është gjithmonë ai që kujdeset për kontabilitetin: asnjë ndërmjetës midis Tiranës dhe Quito.
Për herë të parë në histori, trafikantët shqiptarë të drogës nuk kanë pse u drejtohen përfaqësuesve të karteleve të Amerikës Latine në Evropë ose mafieve italiane, ata janë ata të aftë që të administrojë trafikun, nga mbledhja deri tek shpërndarja.
Kokaina transportohet me anije dhe hyn në Kontinentin e Vjetër nga portet e Antëerpit dhe Roterdamit, paratë pastrohen përmes sistemit kinez fei ch’ien, anëtarët komunikojnë në kod duke përdorur ekskluzivisht shërbimet e koduara dhe seancat e ideve organizohen në mënyrë periodike për të punuar në metodat e reja të transportit, drejtimin e gabuar të hetimeve dhe pastrimin e të ardhurave të paligjshme.
Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur, megjithatë, në mungesë të një elementi themelor: korrupsionit. Të korruptuar ishin rojet në burgun e Quito-s, ashtu siç ishin të korruptuar personeli në portet e zgjedhura për shitjen e ngarkesave.
Organizata shqiptare kishte miratuar një kod të sjelljes bazuar në heshtjen dhe besnikërinë, secili anëtar, pranoi t’i nënshtrohej një sërë rregullash, duke përfshirë hakmarrjen ndaj familjes së tij në rast tradhëtie.
Udhëheqësit e bandave gjithashtu morën përsipër të rekrutonin ushtarë të rinj dhe tregtarë të drogës midis diasporës, veçanërisht në Hollandë dhe Itali, për të shpejtuar shitjen e ndeshjeve dhe për të krijuar një klimë heshtjeje të papërshkueshme nga çdo përpjekje e infiltrimit nga policia.
El Padrinot shqiptarë tashmë e pushtuan Ekuadorin
El Padrinot shqiptarë ishin unik në mënyrën se si kanë qenë në gjendje të krijojnë një narko-perandori transnacionale plotësisht shqiptare, nga burimi në gojë. Në të vërtetë, Ekuadori në vitet e fundit ka zbuluar se ka një problem të trafikut të drogës së importit, trafikimin shqiptar të drogës.
Hetimet zyrtare kanë zbuluar se nga 180 shtetas shqiptarë që hynë në Ekuador në 2018, të paktën 20 do të kishin qenë trafikantë të mundshëm të drogës. Një rrethim i ngadaltë, i cili filloi në fillim të viteve 2000 dhe u zhvillua në hijen e korrupsionit të shfrenuar dhe të njëmijë problemeve të tjera, i cili, në kohët e fundit, ka thyer heshtjen dhe ka filluar të bëjë zhurmë, zhurmë armësh.
Pse “el padrinot” shqiptarë zgjodhën Ekuadorin dhe jo Kolumbinë
Disa nga arsyet janë pushteti i dobët dhe i korruptuar, pozicioni gjeostrategjik I porteve një mekanizëm I favorshëm për këtë treg ekonomie. Ndryshe nga vendet e tjera latine në Ekuador gupet kriminale janë më të favorizuara
Shqiptarët që u bënë shoshë në Ekuador
Mes të ngrënit një pjate me “Churrasco” (ushqim tipik në Ekuador), shqiptarët hëngrën plumbat. Tresa nuk ishte i vetmi. Por me siguri as i fundit. Gazetarët investigativë kanë raportuar se prej vitesh, krimi shqiptar, ai i vërteti, është transferuar në këtë vend të vogël, por që për ta është një minierë ari.
I pari i vrarë është Ilir Hidri, 40 vjeç nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba në kokë nga një shqiptar tjetër më 1 qershor 2017. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Asokohe u raportua se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë. Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.
Viktima e dytë është Adriatik Llagji nga Borshi. I riu është ekzekutuar në Bogota, më 4 prill 2018. Djali nga Saranda u qëllua disa herë me plumb në kokë, ndërsa jetonte në Ekuador dhe njihej me emrin “Andrea”. Adriatik Llagji kishte ndërtuar një jetë të re në Bogota, ku ishte martuar me një kolumbiane ishte prind i një djali.
Ndërkohë që i treti është Fadil Kaçaniq, nga Mali i Zi. 64-vjeçari u ekzekutua në mars të 2018, bashkë me bashkëshorten e tij, Fatima. Fadili u qëllua me tri plumba, ndërsa njësoj edhe si në vrasjen e Adriatik Tresës, autorët u prezantuan si policë që kërkuan të bënin kontroll.
Ergys Dashi mbeti i vrare me nje plumb në ballë, mbremjen e djeshme në një lokal në Guayaquil, qytetin e dytë më të madh të vendit dhe porti me i madh i Ekuadorit. /Gazeta Shqip