Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një 64-vjeçar mbeti i vrarë në zonën e Mërisë. Personi i vrarë u identifikua si Gjin Marku dhe dyshohej se u ekzekutua nga një mik i familjes.
Policia e Lezhës tashmë ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e vrasjes, shtetasin T.N 50 vjeç. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e krimit, një automatik tip kallashnikov. T.N dyshohet se ka vrarë shtetasin Gjin Marku, i cili ishte edhe kryeplak i fshatit.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Informacioni Polici Lezhe: Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.
Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.