Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Peqin paraditen e sotme, ku 40-vjeçari Leonard Bashaliu, qëlloi me armë për vdekje 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.
Banorët e zonës, janë shprehur në lidhje me krimin e rëndë, duke deklaruar se i njihnin si autorin ashtu dhe viktimën. Por, më tepër se sa krimi në fjalë, ata janë të shqetësuar për nivelin e krimit në vend.
Sipas tyre, tashmë duket sikur çdo gjë është e programuar dhe se vrasjet nuk po ndalen.
“E njoh autorin. Nuk mund të flas dot. Ne vijmë nga Peqini. Nuk dimë gjë. E njihnim njeri i mirë. Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Është bërë si program tani kjo punë. Vrarë këtu, vrarë atje. Sigurinë çdo njeri e di vetë që të mos ketë problem me asnjë,”- thotë njëri.
“Mos u grind, mos shaj se për këtë po i ngel qejfi njerëzve ime. Jo pse më shave. Mërziten gjithë ditën në kafe dhe kur vjen fund si rezultat e kam një hekur në shtëpi dhe po shkoj ta përdor. Mendje pakët nuk kanë mend shumë. Nuk di gjë më tepër,”- shton dikush më tej.
Si ndodhi vrasja
Bashaliu qëlloi me armë zjarri Xhahysën duke e plagosur rëndë. Xhahysa u dërgua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Mës pas, autori i krimit Bashaliu u vu në pranga. Para grupit hetimor, ai deklaroi se kishin pasur dhe konflikte të mëparshme më herët dhe se viktima i kishte gjuajtur me grusht pesë vite më parë e i kishte gërvishtur makinën.