Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalem. Media britanike, BBC shkruan se një gropë gjigande u hap në një parkingun e një spitali.
Sipas informacioneve paraprake, gropa nuk u hap për shkak të ndonjë fenomeni gjeologjik, por zyrtarët thanë se ishte duke u ndërtuar një tunel në autostradë, aty pranë.
Tre makina ranë brenda në gropë duke pësuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.