Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti tregon dy pikat e nxehta: Një Ballkan i paqëndrueshëm dëmton sigurinë e SHBA

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti tregon dy pikat e nxehta: Një Ballkan i paqëndrueshëm dëmton sigurinë e SHBA

Komiteti për Shërbime Ushtarake në Senatin Amerikan ka mbajtur një seancë në të cilin është diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore, interesin e Shteteve të Bashkuara dhe rreth forcimit të ndikimit ruso-kinez.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe, Janus Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, i cili ka thënë se situata në Bosnje e Hercegovinë dhe problemi i pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin dy pikat më të nxehta në Ballkan.

“Një Ballkan i paqëndrueshëm dhe konfliktuoz dëmton sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe një tërheqje diplomatike do të ishte një humbje e madhe për SHBA-në. Nëse iu kujtohet, ne kemi investuar jashtëzakonisht kapital diplomatik, politik dhe ushtarak në atë rajon përgjatë 20-30 viteve të fundit.

Për ne, çdo dështim dhe luftë e re, veçanërisht në Bosnjë ose në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte një fatkeqësi e madhe. Jo vetëm që Rusia dhe Kina do të përfitonin nga kjo, por ata do ta përdornin një moment të tillë për të minuar edhe vendet tjera evropiane”, ka thënë Bugajski, transmeton “Gazeta Express”.

Për të parandaluar një gjë të tillë, Bugajski ka thënë se Washingtoni duhet të përqendrohet në katër qëllime kryesore. “Fillimisht, duke rritur sigurinë me përfshirjen e të gjithë Ballkanit në NATO, besoj se edhe vetë Serbia përfundimisht do të dëshironte të bëhej anëtare. Së dyti, zgjidhja e mosmarrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe problemet e brendshme në Bosnje e Hercegovinë. Së treti kufizimi i investimeve të Kinës dhe rritja e investimeve amerikane, dhe së katërti zhbërja e ndikimit rus në gjithë Evropën”, ka potencuar Bugasjki në këtë seancë të Komitetit për Shërbime Ushtarake në Senatin Amerikan.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari ekzekutiv i “Atlantic Council, Damon Wilson, i cili ka thënë se Rusisë i mbetet rruga e lirë që të ketë ndikim në Ballkan, derisa nuk ka një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. “Pa marrëveshjen e Kosovës, Rusia ka një ndikim të madh mbi Serbinë dhe për rrjedhojë në të gjithë rajonin”, ka thënë Wilson, shkruan edicioni në gjuhën serbe i “Zërit të Amerikës”.

Sipas tij mungesa e një marrëveshje nxit edhe debatet politike nacionaliste të cilat ngadalësojnë zhvillimin e demokracisë dhe u lejon politikanëve në Serbi dhe Kosovës të shmangen nga çështjet e rëndësishme të qeverisjes, raporton RTK.

Në anën tjetër Bugajski ka thënë se nuk mund të imagjinojë një konflikt të armatosur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Unë nuk mendoj se udhëheqja e Serbisë dhe Republika Srpska do të arrinin në këtë pikë. Por ata po luajnë me idenë e ndarjes, ata po luajnë edhe me idenë e de-funksionalizimit apo shtetit të dështuar. Unë mund të them se Banja Lluka është shndërruar një vend ku ndikimi i Rusisë është shumë i madh. Ndoshta më i madh se sa i Beogradit”, ka thënë ndër të tjera Bugajski.

Tags: BallkanEkspertipikaSHBA

TË LIDHURA

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu
Bota

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

10:51 | 10/11/2025
Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë
Bota

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

09:13 | 10/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Next Post
Ndjekje spektakolare/ Dalin pamjet e ndjekjes së gomoneve me shqiptarë në ujërat greke

Ndjekje spektakolare/ Dalin pamjet e ndjekjes së gomoneve me shqiptarë në ujërat greke

Vuçiç flet për Kosovën në OKB: Duhet zgjidhje e përhershme

Vuçiç flet për Kosovën në OKB: Duhet zgjidhje e përhershme

Pak orë para protestës, paralajmëron Berisha: Do tmerrohet shteti!

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Zv.drejtori i Rilindjes na kërcënon me ‘bukën e gojës’







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit
Politikë

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

by mirseda
14:39 | 10/11/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Vijon..

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 | 10/11/2025
AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

14:06 | 10/11/2025
Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

12:50 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

12:47 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com