Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Eksperti rumun/ Ja si mund ta bindni Francën!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti rumun/ Ja si mund ta bindni Francën!

Ish-këshilltari i kryeministrit rumun, Radu Magdin, në një analizë të gjatë ka treguar përqasjen që duhet të ketë Shqipëria dhe Maqedonia për të bindur Francën. Pas një analize të hollësishme, ai mendon se një komportim inteligjent është rruga e dy vendeve për të marrë “Po” nga vendet skeptike.

Faktet janë të qarta: javën e kaluar, kryesisht me kundërshtimin francez, BE-ja e shtyu një vendim të shumëpritur për të hapur negociatat e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Presidenti i Komisionit Juncker e quan këtë një “gabim historik” nga Brukseli, në Tiranë dhe Shkup është e rëndësishme të shtrohet çështja, se çfarë duhet të bëjnë tani kryeministri Rama dhe Zaev. Këto do të ishin këshillat e mia se cili duhet të jetë fokusi i tyre në muajt e ardhshëm. Le ta quajmë këtë patriotizëm inteligjent.

Silluni si madhorë në dhomën e pritjes. Po, shumë liderë evropianë e kanë vlerësuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe janë të gatshëm të kalojnë në fazën tjetër. Por natyra politike e procesit nuk duhet të konsiderohet tani si një ftesë për të ndalur konsolidimin ekonomik dhe atë demokratik. Rezultati i fundit duhet të konsiderohet si një mundësi për të përshpejtuar dhe për të bërë më shumë, për t‘u provuar skeptikëve që e kanë gabim. Demonstrimi i suksesit dhe vendosmërisë është mënyra më e mirë për ta mbajtur topin në lëvizje dhe për të dërguar një sinjal serioziteti. Madhorë do të thotë: të kesh shtyllë të qendrueshme kurrizore: një partneritet i veçantë (një ide aktualisht e aktivizuar) është një veprim politik për sa i përket menaxhimit të pritjes për popullatën. Ëndrra Europiane duhet të mbahet gjallë për eventualitetin e bashkimit në klub pa një marrëveshje pragmatike, në bazë të së cilës ju merrni më shumë para dhe veproni. Është shumë e vështirë që t’ia komunikosh publikut këtë të fundit.

Komunikoni përparimin. Opinioni publik europian është i ndarë në çështjen e zgjerimit, siç tregon Eurobarometri. Disa drejtues politikë janë më të kujdesshëm dhe nuk duan të digjen duke u përfshirë në një çështje të polarizuar. Kështu, Tirana dhe Shkupi nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë përparim bindës, por gjithashtu atyre u duhet t‘ia komunikojnë me kreativitet arritjet e tyre kryesore një audience të gjerë si të liderëve politikë ashtu edhe të opnionit publik në mbarë BE-në. Kjo nuk është e kufizuar vetëm tek hapja e negociatave, por përfshin edhe procesin e hapjes së kufijve, për të treguar se nuk jemi burime për probleme të reja, por lojtarë të angazhuar në ekip. Vendimet janë politike dhe asgjë tjetër nuk ka më shumë peshë politike sesa votuesi.

Mësoni nga pengesat dhe prapaktheut e të tjerëve. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vendet e vetme që luftojnë në përpjekjen e tyre për në BE. Një dekadë më parë, ishin Rumania dhe Bullgaria që i kaluan me sukses pengesat e procesit të zgjerimit europian. Të dy vendet e kaluan pragun e futjes në BE më 2004, por të kushtëzuar me një mekanizëm verifikimi për vendimin e vitit 2007. Konteksti politik dhe atmosfera sot janë të ndryshme, por pasja e këtyre dy përvojave (duke përfshirë përvojën e zgjerimeve më 2004 dhe 2007) duhet të shihet si përparësi. Ndonjëherë, këto aspekte janë më të rëndësishme sesa mbështetja përmes shkresave që u vijnë ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore.

Përfitoni nga rasti për të treguar një histori shpresëdhënëse, por realiste për atë se çfarë duhet të presin qytetarët nga BE-ja. BE-ja është gjëja më e mirë që mund të ndodhë me të dy vendet, por ky bashkim nuk është i përsosur, pasi lufton me demonët e vet, mungesën e unitetit, mungesën e standardeve të përbashkëta dhe, gjithnjë e më shumë, hipokrizinë. Ky është një shans për të sensibilizuar opnionin vendas për atë se çfarë është dhe çfarë nuk është BE-ja, një shans për një top-notch management të pritshmërive. Hapja e negociatave është vetëm hapi i parë dhe procesi bëhet gjithnjë e më politik – shtyrja e kërkuar nga Macron dhe disa liderë të tjerë është një përpjekje për t’u treguar burokratëve të BE-së problemet, që ata duhet t‘i menaxhojnë.

Magdin

Hiqni dorë prej diversifikimit dhe forum-shopping. Ka një përpjekje për t’i dhënë një trajtë gjeopolitike vendimit dhe për ta interpretuar rezultatin si një ftesë të domosdoshme për të qenë më i lakueshëm ndaj interesave ruse dhe kineze në rajon. Presidenti serb Vuçiç është plotësisht i hapur në lidhje me miratimin nga ana e tij të një strategjie të tillë. Përveç ekzagjerimit të pasojave të vendimit dhe rolit real që Moska po luan në rajon (investimet nuk janë veçse premtime), përpjekja për të nxitur fuqitë e mëdha kundër njëra-tjetrës do të pritej shumë keq në Bruksel dhe kryeqytete të tjera. Ballkani duhet ta shmangë dhe jo ta mirëpresë të qenit i kapur prej konkurrencës së fuqive të mëdha për influencë në rajon. Le të kujtojmë se Europa është këtu për të mbetur këtu dhe rajoni është pjesë e Europës: Ballkani gjithashtu merr pjesën dërrmuese të ndihmës dhe investimeve të huaja direkte nga BE-ja.

Së fundi investoni në marrëdhëniet me Francën dhe vendet e tjera që nuk ishin të predispozuara të thonë po. Unë nuk mendoj se Macron mund ta kapërcejë këtë thjeshtë duke vizituar p.sh. rajonin muajin e ardhshëm. Një ofensivë e tillë për rikuperimin e sharmit mund të konsiderohet si fyerje, për më tepër nëse nuk bëhet e qartë se çfarë do të arrijë Franca me veton e saj, ose nëse Parisi nuk jep një premtim lidhur me samitin e vitit të ardhshëm në Zagreb. Po, nëse Macron premton një samit të suksesshëm për Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm, njerëzit mund ta pranojnë atë si një inkurajim kozmetik. Por asnjë version tjetër nuk ka gjasa të mirëpritet pavarësisht se si është realiteti sot. Vlen të sjellim në vëmendje krahasimin me mbështetjen e plotë të ish-presidentit Chirac për vendet e Europës Juglindore në vitet 1990 dhe 2000 me qëndrimin krejtësisht të ndryshëm sot të presidentit Macron. Por Zaev dhe Rama nuk duhet t’i marrin gjërat personalisht, Ata duhet ta kuptojnë atmosferën e kësaj dekade dhe ta shohin këtë si shans për të investuar më shumë në marrëdhëniet me Francën dhe dy vendet që e mbështetën qendrimin e saj, Danimarka dhe Holanda. Nuk është e lehtë, por Tirana dhe Shkupi kanë demonstruar në të kaluarën se mund të arrijnë gjëra të mëdha kur janë të bindur për rrugën e nisur./DW/

* Radu Magdin është analist rumun. Ai ka qenë këshilltar i kryeministrit rumun në vitet 2010-2014 dhe kryeministrit moldav në vitet 2016-2017. Nga viti 2007-2012 ai ka punuar për Parlamentin Europian.

Tags: negociatashqiperiavende skeptike

TË LIDHURA

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit
Aktualitet

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis
Politikë

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
Next Post
Triumfi i Albin Kurtit, një leksion edhe për ne

“Shqipëria shtëpia ime”, Albin Kurti merr vëmendjen në Samitin e Paqes

Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore

Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore

Maratona e Tiranës/ Veliaj jep lajmin e mirë

Maratona e Tiranës/ Veliaj jep lajmin e mirë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com