Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/Nga “shkrirja” e Skënderbeut tek katrahura e zgjedhjeve në FSHF (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Ekskluzive/Nga “shkrirja” e Skënderbeut tek katrahura e zgjedhjeve në FSHF (Video)

Futbolli në Shqipëri është në një kolaps të vërtetë, pasi Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, ndërsa Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të regjistrojë zgjedhjet e FSHF-së të zhvilluara në 7 shkurt.

Lufta e korçarëve vazhdon në dyert e Gjykatës së Arbitrazhit në Zvicër për të ulur dënimin apo për tu falur plotësisht.

Analistët e njohur sportivë, Bashkim Tufa dhe Fatmir Mneri në një prononcim për Tirana Today janë shprehur:

Mneri: “Realisht duhet të qajmë pasi nuk flitet për një ndëshkim disiplinor, me heqje pikësh apo ndeshje pa tifozë. Por për një ndëshkim që njollos gjithë futbollin shqiptar.”

Tufa: “Keqardhje pasi Skënderbeu në këtë dekadë u bë një shembull i mirë për klubet e tjera.”

Në CAS, Skënderbeu shpreson që të vendoset drejtësi dhe ata të fitojnë këtë betejë duke e hequr dënimin dhe të mos penalizohet në këtë mënyrë që mund të sjellë edhe shkrirjen e klubit. Por sa janë shanset që kjo betejë me UEFA-n të fitohet?

Mneri: “Shanset janë minimale për të mos thënë zero.”

Tufa: “Kujtojmë gjyqet që bëri Federata për ndeshjen me Serbinë në vitin 2014 dhe ndoshta i njëjti skenar të jetë i vlefshëm për Skënderbeun. I cili përpos CAS-it ka një mundësi tjetër në Gjykatën Federale në Zvicër.”

UEFA në vendimin final e ndëshkon Skënderbeun vetëm për katër ndeshjet e zhvilluara në kopeticionet europiane, duke lënë mënjanë mbi 50 ndeshjet e dyshuara në kampionatin shqiptar nga korçarët.

Tufa: “Tek UEFA shoh dy standarde, në një kuptim që unë mbroj produktin tim, që do të thotë kupat e europës. Ju shqiptarët në kampionatin shqiptar vrisni veten, bëni ç’të doni. Të paktën kështu mund ti interpretosh veprimet e fundit.”

Çdo javë të Superiores shohim sulme të shumta ndaj arbitrave. Skuadra e arbitrave duket më e dobëta në kampionatin shqiptarë, por vërtetë janë ata që vendosin fatin e takimit apo përdoret si justifikim nga ekipet që mposhten?

Mneri: “Sot ne nuk kemi një model gjykimi, filloi të përgatitej si model Jemini dhe Jorgji. Ata nuk ekzistojnë më, Jemini është larguar ndërsa Jorgji me atë që ka bërë në Kukës për mua nuk duhet të gjykonte më.”

Tufa: “Kemi dhe gjyqtarë që gabojnë, por në disa raste përdoren si justifikim për të mbuluar trajnerët, klubet dhe mangësitë e tyre. Dy gjyqtarë që ishin përgatitur për në familjen europiane dështuan në testet.”

Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar zgjedhjet e mbajtura në 7 shkurt për president të FSHF-së dhe të Komitetit Ekzekutiv. Këto zgjedhje kanë bërë një bujë të madhe pasi Armando Duka kishte përballë një figurë të fortë politike si Bashkim Fino. Por çfarë ndikimi sjell përsëritja e tyre në futbollin shqiptar?

Mneri: “Është e trishtueshme kur tjetri të thotë duhet të ribësh zgjedhjet. Por në qoftë se janë bërë shkelje, them se të gjithë fitojmë”.

Tufa: “Statura politike e Finos, ka ndikimin e vet. Nuk do ishte mirë për futbollin, pasi do ishte një goditje tjetër pas kësaj të Skënderbeut.”

Eno Leka, TIRANA TODAY

Tags: ekskluzivefshfkatrahurangaShkrirjaSkenderbeutVideozgjedhjeve

TË LIDHURA

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:57 | 14/11/2025
“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik
Sport

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

17:21 | 14/11/2025
Next Post
Arsyet pse duhet të vraponi çdo ditë

Arsyet pse duhet të vraponi çdo ditë

Fleckenstein ‘shuplakë’ Ramës: S’keni bërë asgjë, tani është koha për…

Fleckenstein: S’ka kushte për hapjen e negociatave

Masllavica merr drejtimin e Peshëngritjes, pas dorëheqjes së Gjozës

Masllavica merr drejtimin e Peshëngritjes, pas dorëheqjes së Gjozës







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com