Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive/Drejtori i Policisë Rrugore: Patentat me ryshfet, alkooli dhe celulari po ‘marrin në qafë’ njerëzit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Nga: Marsela Sinani/Çdo ditë përballemi me bilance negative. Sapo zgjohesh, ti përballesh me aksidente tragjike, me vrasje me motive nga më banalet, etj. Të duket sikur jeton në një vend të shkretë, ku fajin ia vendos shtetit, policisë. Sot dy persona gjetën vdekjen, e dy të tjerë u plagosën. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyllë sytë, mëngjesin e së mërkurës, pranë zonës së Institutit në Kamëz, në vendin e njohur si shinat e trenit. Një automjet “Mercedes Benz” që drejtohej nga një femër, humbi kontrollin në kthesë, dhe mori përpara një biçikletë dhe një nënë së bashku me 2 fëmijët e saj, që ndodheshin në mes të trafikndarëses dhe po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës, në tjetrin.

Për pasojë humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare, ndërkohë që të dëmtuara rëndë mbetën e ëma dhe motra e saj 6-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve në spital ndërroi jetë edhe 29-vjeçari që lëvizte me biçikletë.

Kjo ngjarje e rëndë e shumë të tjera si kjo na prekin të gjithëve, ndaj ne kontaktuam me z.Mitat Tola, i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore. Padiskutim që çdo ditë, uniformat blu bëjnë një punë që vlen për tu përgëzuar, por nga ana tjetër, shohim shifrat e aksidenteve, të cilat të gjunjëzojnë.

Z. Tola tha për “Tirana Today” se drejtuesja e mjetit kishte 4 vite që e kishte marrë patetën dhe se nuk ishte ndëshkuar asnjëherë. Me mjaft interes është edhe çështja e marrjes së masave, sa abuzojnë drejtuesit e mjeteve dhe jo vetëm kaq. Mjaft denoncime vijnë në lidhje me marrjen e patentës në formë abuzive.

Në lidhje me këtë indikator, Drejtori i Rrugores nuk nguron të nënvizojë faktin se mbetet një ndër arsyet kryesore pse ndodhin këto aksidente, ku në 95% të rasteve fajin e ka subjekti në fjalë.

Një patentë me “ryshfet” bëhet shkak aksidentesh për shoferët dhe qytetarët. Çdo ditë e më shumë, qytetarët pranojnë se ekzistojnë pazaret për të marrë një leje drejtimi. Si rregull, çdo person që aplikon për marrjen e patentës, regjistrohet në një autoshkollë, e cila ofron kurse të teorisë dhe praktikës, kundrejt një shume të caktuar.

Në kursin e teorisë, shpjegohen të gjitha rregullat e kodit rrugorë, më pas praktikantët dalin në terren me udhëheqësin  e guidës, për të praktikuar teorinë e marrë. Dhe pas një përgatitje të x orëve, teori dhe praktikë, kursantët dalin përpara një komisioni. Ky i fundit është përzgjedhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Por vallë, të gjithë drejtuesit e ardhshëm, i zbatojnë një për një të gjitha këto pika themolore? Në këtë rast, fajin ua vendosin autoshkollave, të cilat edhe ato duhet të marrin përgjegjësitë e tyre! Pas dhënies së lekëve, më pas na dalin një lum me probleme.

Eliminimi i një fenomeni të tillë do të ulte numrin e aksidenteve, pasi personat që nuk kanë aftësi drejtuese, nuk do të ishin përdorues të rrugës, si rezultat rrugët tona do të ishin më të sigurta.

“Shkaqet kryesore të aksidenteve janë: mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, shpejtësia e madhe përtej kufijve të lejuar, manovra të gabuara e të rrezikshme, por edhe drejtimi i mjetit duke përdorur celularin”, deklaroi z. Tola.

“Në një periudhë 7 mujore kanë ndodhur gjithsej 1007 aksidente, ku në raport me vitin e kaluar janë 90 aksidente më pak. (13 të vdekur më pak, 26 të plagosur rëndë më pak dhe 191 të plagosur lehtë më pak), nga periudha 1 janar deri në korrik.  Teksa sensibilizimi është në rritje, nuk mungojnë edhe rastet e mospërgatitjes psikologjike të drejtuesit të mjetit, sjellja sociale, etj, një miks arsyesh. Për këtë 7 mujor janë arrestuar 634 drejtues mjetesh për përdorim të alkoolit dhe 767 persona të cilët e kanë marrë mjetin pa u pajisur me lejen përkatëse”, u shpreh ai.

Një shkak tjetër i rëndësishëm që ndikon në numrin e lartë të aksidenteve është dhe niveli i sigurisë që ofrojnë rrugët tona. Kështu “Kodi rrugor” përcakton qartë kategoritë e rrugëve, standardet që duhet të kenë ato dhe parametrat përkatës me të gjithë elementët e tyre përbërës. Për arsye sociale, zgjidhje të momentit, projektimi joprofesional etj., shumë prej rrugëve tona nuk mund ta kryejnë plotësisht funksionin e tyre. Për arsye nga më të ndryshmet, përballemi me paradokse të kësaj lloj natyre.

Padiskutim që projektimi i rrugëve, me të gjitha elementet e duhura të sinjalistikës, elementët mbrojtës të saj, me zgjidhjet e duhura gjeometrike, respektimi i kategorive të saj në projektim, në funksion të shërbimit që ajo ofron, ndërtimi i rrugëve të shërbimit, do të sillte më shumë siguri dhe ulje të numrit të aksidenteve.

Tirana Today

 

 

Tags: aksidentetshifrat

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Tirana e qenve të rrugës/Shqiptarët nuk dinë si t’i duan kafshët (Video+Foto)

Gjithçka përveç Thaçit

Droga nxjerr blof Ramën, Tahirin e Xhafajn. Ku shkuan premtimet?!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com