Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/ Hervin Çuli flak në rrugë regjisoren. Elma Doresi: Ja puçi që më bëri drejtori i Teatrit

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/ Hervin Çuli flak në rrugë regjisoren. Elma Doresi: Ja puçi që më bëri drejtori i Teatrit

Nga: Marsela Sinani/Regjisorja Elma Doresi është mjaft e re në moshë, por mbi shpatulla mban shumë shfaqje e duartrokitje të sinqerta. Ajo tani është e papunë, e ndërsa fati i saj nuk lidhet me paaftësinë, por diçka më e thellë fshihet pas ndërprerjes së kontratës me të.

Jemi mësuar ta shohim të buzëqeshur, e që ajo mimikë nuk i është venitur edhe pas puçit të bërë ndaj saj. Me mjaft sportivitet ajo i është përgjigjur interesit të “Tirana Today”, teksa mjaft kërshëri përbënte rasti i saj kur bëri publike largimin nga puna përmes rrjeteve sociale.

E indinjuar për çfarë kishte ndodhur, Elma mori iniciativën ti tregonte kujdo se puna e saj nuk ishin thjeshtë disa orë për tu mbushur, e larguar nga skena. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, e shkarkoi nga detyra regjisoren Elma Doresi për arsye shumë të paqarta, dhe që bien ndesh me njëra-tjetrën. Sipas regjisores, një nga shkaqet ishte se ‘nuk ke projekte’, ndërkohë që ajo është një nga artistet që ka sjellë më shumë shfaqje në skenë gjatë viteve të fundit.

Regjisorja tregon përmes fakteve se drejtori këtë vit ka vendosur që të anulonte projektet. Këtu nis kontradikta, pasi çdo projekt fitohet nëpërmjet konkursit. Teksa debatet e kanë ulur intensitetin e tyre sa i takon shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, natyrshëm vjen edhe lidhja, nëse shkarkimi i saj ka lidhje politike?!

Përmes një postimi në Facebook, ju njoftuat se jeni shkarkuar nga detyra nga drejtori Hervin Çuli. Kush është shkaku? Mund të cilësohet si një hakmarrje politike?

“Me duket se punova shumë (qesh). Mu tha se roli i regjisorit nuk është i përjetshëm, dhe mbi të gjitha është rol në qarkullim. Më pas mu komunikua se më penalizonte fakti se nuk kisha projekt.

Kontradikta në fakt me vetveten i institucionit, pasi projekti fitohet nëpërmjet konkursit, gjë që drejtori për këtë vit vendosi ti anulonte. Më pas vazhduan kontradiktat të cilat unë i shkruajta edhe në status. Shkurt: Çohu prift të ulet hoxha.

Nuk e di se sa politike do t’ju duket, ju takon juve ta analizoni. Unë di që më datë 26 qershor kam bërë një status në rrjetin social Facebook, ku i drejtohesha kryetarit të Bashkisë, për ftesën e munguar mbi dëgjesën, dhe në datën 28 më është bërë lajmërimi mbi mbylljen e kontratës. Pastaj firmosa mbi “mos prishjen e Teatrit” dhe pas saj erdhi dhe takimi me proces verbalin. Ju takon juve të nxirrni perfundimet”.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me Teatrin Kombëtar?

“Për mos prishjen e tij, ose rindërtimin e tij në të njëjtën strukturë”.

 Kemi dëgjuar që në botën artistike ka shumë bërryla, ku pak i lihet hapsirë profesionales. Mund të na njihni me vështirësitë që hasni?

“E thoni dhe ju vetë aq bukur, sa dhe unë nuk kam çfarë ti shtoj. Ka shumë trishtim tek ne, dhe ky trishtim patjetër do të sjell bërryla, mllef, etj. Tek neve nuk ndodh të thuhet “Eja të shikojmë shfaqjen e re të Elmes” por “Ka bërë shfaqje ajo? Hajt ta shohim njëherë”, etj, etj. Ne paragjykojmë, ne analizojmë, ne kritikojmë….nga tavolina jonë. Unë kritikat i dua dhe kur dikush më thotë një kritikë e falenderoj me zemër. Por tek ne, kritikat janë të mbushura me mllef. Kur e kuptova fenomenin, nuk i lexova më dhe vazhdova rrugën time. Ende sot i shikoj në kafen e tyre të radhës me kritikat e njëjta, ndërkohë që unë vazhdoj të eci në rrugë.

Jeni shprehur në një intervistë, se ti ndalin projektet dhe se prisni ftesa nga teatrot, pra mbeteni për bashkëpunime. Kush ti ndal këto projekte?

“Maliqi (qesh). Në rastin konkret, mungesa e konkursit në Teatrin Kombëtar. Duhet theksuar se konkursi zhvillohet çdo vit, vetëm këtë vit jo. Arsyeja ishte se: Për shkak vonesash të kalendarit të Teatrit të mos realizuar”.

Po kush e ka fajin në të gjithë këtë histori?

“Përse të penalizohem unë për diçka që institucioni nuk e ka realizuar? Unë mendoj se e gjitha kjo ka një përgjigje: Duhej të largohesha unë! Kështu ndalen projektet. Jam gati që nesër te dal përball një komisioni, dhe t’ia dal ta fitoj projektin, sepse njoh veten time”.

Po cili është zëvendesuesi i Elma Doresit? “Ndoshta aty do të marrim edhe përgjigjet….”.

TIRANA TODAY

Tags: drejtori i teatritregjisorjashkarkimi

TË LIDHURA

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie
Aktualitet

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë
Aktualitet

Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë

16:51 | 15/12/2025
Next Post
“Merre thikën ose nuk je djalë”, babai nxiti të birin të vriste adoleshentin

“Merre thikën ose nuk je djalë”, babai nxiti të birin të vriste adoleshentin

Video/Qarkullonin me armë zjarri në qytet, pranga dy personave

Video/Qarkullonin me armë zjarri në qytet, pranga dy personave

Shqiptarët “braktisin” kombëtaren, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen ndaj Izraelit

Shqiptarët “braktisin” kombëtaren, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen ndaj Izraelit







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Kishte përplasje të vazhdueshme në TikTok, plagoset personazhi i njohur “GUCCI”
Showbizz

Kishte përplasje të vazhdueshme në TikTok, plagoset personazhi i njohur “GUCCI”

by mirseda
11:34 | 16/12/2025
0

Një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe edhe si ‘GUCCI’, mbeti...

“Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta

“Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta

11:17 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
“Të vendosen sanksionet”/ Rama për mungesën e informacionit

“Të vendosen sanksionet”/ Rama për mungesën e informacionit

11:10 | 16/12/2025
Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës!

“S’ka më makina ministrash e deputetësh që zaptojnë trotuaret dhe shkelin semaforin”, Rama

11:01 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com