Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien


Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Produkti i Brendshëm Bruto” për tremujorin e dytë të 2017-ës.

Sipas këtyre të dhënave, ekonomia u rrit me 4.06% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2016, ku kontribuues kryesor është dega e ndërtimit me +1.84 pikë përqindje.

Ndërkohë, kontribuues të tjerë për rritjen e PBB-së janë degë si, Industria, Energjia dhe Uji me +0,69 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,52 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,05 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,05 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, aktivitete si Shërbimet e tjera dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative kanë ndikuar negativisht, përkatësisht me -0,11 pikë përqindje dhe -0,13 pikë përqindje.

Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e dytë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,13 %.

Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 6,05 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Nxjerrëse, e cila ka ndryshuar trendin duke shënuar rritje me 16,93 % dhe Industria Përpunuese, e cila pati rritje me 6,30 %, ndërsa grupi Energji Elektrike pati rënie me 2,21 %.

Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 22,68 %, influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë, stadiume etj.

Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,54 %, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor dhe ujor.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 2,04 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 10,60 %.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,93 %.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center.

Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 4,27 %, i ndikuar kryesisht nga shëndetësia, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë.

Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rënie me 4,57 %.

Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,20 %.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,36 %.

Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u ul me 1,10 %.

Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit u rrit me 1,33 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi rritje me 6,45 %.

Aktiviteti Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 1,37 %.

Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 1,24 %.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 2,77 %.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme pati një rritje prej 1,99 %.

Aktiviteti Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,25 %.

Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,43 %.

Aktiviteti Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, u shfaq me një rritje prej 3,67 %.

Taksat Neto mbi produktet patën rënie me 1,72 %.

Tags: Call Centerekonomiainstatndërtimiraportirritet

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë

Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë

Vasili: Shpresoj ti përmbahen pikave të marrëveshjes

Vasili i përgjigjet Ramës: Lajmërojeni shkollëpakun se i ka pasur vetë tatimet dhe doganat!

Skënderbeu barazim mes shumë polemikash

Skënderbeu barazim mes shumë polemikash







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com