Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ekonomi/ Të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e tejkalojnë nivelin e parakrizës

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shtohen masat ndëshkuese për falsifikimin e parave

Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën janar-qershor 2021 kanë shënuar një rritje të ndjeshme në raport me vitin e kaluar, kur vendi ishte në karantinë totale, ndërkohë që ato janë më të larta edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, duke i tejkaluar në këtë mënyrë nivelet e parakrizës.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në buxhet ishin 234 miliardë lekë, me një rritje prej 20% në raport me 6-mujorin 2020 (+39 miliardë lekë). Në krahasim me janar-qershor 2019, rritja është 3.6% (+8.2 miliardë lekë).

Në krahasim me 6-mujorin 2020, të gjitha zërat janë me rritje. Ndërsa në raport me parakrizën e janar-qershor 2019, diferencën e kanë bërë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që kanë ndikuar në 81% të rritjes, e lidhur kryesisht me rritjen e pagës minimale e maksimale që nga 1 janari i këtij viti.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore u rritën me 11% në krahasim me 6-mujorin 2019 dhe 15% me të njëjtën periudhë 2020.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 20.7% në krahasim me 6-mujorin 2020. Në krahasim me të njëjtën periudhë të2019-s, rritja është minimale, prej vetëm 0.5%.

Ecurinë më pozitive e shënoi TVSH, me rritje 3.8% nga 2019-s, ndërsa si tatimfitimi ashtu dhe tatimi mbi të ardhurat personale nuk i kanë kapur ende nivelet e parakrizës, duke u tkurrur përkatësisht me -13% dhe -14%, në një tregues që fitimet e bizneseve dhe të ardhurat e individëve po vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave: Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 6-mujore (Janar – Qershor 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 6-mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95.8% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e gjashtë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë.

Gjatë kësaj përiudhe është ulur stoku i rimbursimit të TVSH-së me 10 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 234 miliardë ose 104 % të planit të 6-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë rritje prej 39 miliard lekë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 84.7 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 24.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 6 mujorit 2021 kanë shënuar realizimin më te lartë nga viti 2013.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 50% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zënë 5 produkte dhe përkatësisht:

  • karburant importi 23.7%
  • cigaret 12.5%
  • metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.1%
  • automjetet e përdorura me 4.4%
  • plastika dhe artikujt 2.7% të të ardhurave

Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburante, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +9.6 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Të ardhurat nga TVSH në import për 6 mujorin rezultojnë 56.9 miliardë lekë, 12.3 miliardë lekë ose 27.5% më shumë se një vit më parë, si dhe 3.2 miliardë ose 5.9% më shumë se plani për 6 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 6 mujorit 2021, produket doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë karburante importi, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, veshje dhe tekstile,  dhe materialet e ndërtimit, të cilat kanë një kontribut pozitiv +6.1 miliardë lekë. Ndër produket me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, sheqeri, dhjamra dhe vajra shtazore dhe fruta –perime, me një efekt -0.8 miliardë lekë.

Gjatë 6 mujorit 2021, rënia e sasisë së importuar të energjisë elektrike –435.4 mijë megaëatorë, krahasuar me vitin 2020, ka sjellë efekt -393 milionë lekë në të ardhurat për tvsh, megjithëse efekti në të ardhurat totale si rezultat I ndryshimit të çmimit ishte +168.5 milionë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 23.2 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 17.3% më shumë se viti 2020, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani i akcizës për 6 mujorin 2021. Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet:

  • Karburant importi, me një rritje 50.3 mijë ton, (+21.4%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +2 miliard lekë, ose 20.6%.
  • Cigare me një rritje 25 ton, (+2%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +1.1 miliard lekë, ose 15.2%.

Ndër produktet e akcizueshme që kishin ndikim negativ ishin:

  • Birrë prodhim vendi me një rënie prej 2.6 mijë ton (-17.1%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -66 milionë lekë
  • Gaz I lëngët me një rënie prej 19.6 mijë ton (-30.5%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -7 milionë lekë

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.2 miliardë lekë, 134.9% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 103.7% kundrejt planit, ose 44 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1 miliardë lekë, 328.4 milionë ose 47.8% më  shumë se renta e 6 mujorit të vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 6 mujorin 2021 është 12.9% më shumë se viti i kaluar me efekt +88.6 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt +239.8 milionë lekë. Gjatë 6 mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.36 lekë/ton në 3.08 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 24.1 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 10.5% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 me efekt +21.4 milionë lekë njëkohësisht dhe rritjes së çmimit të mineraleve, me efekt +2.7 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.3 miliardë lekë, 513 milionë lekë ose 18.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 153 milionë lekë ose 4.8% më shumë se plani i 6 mujorit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produket si cigaret (9.1%), fruta perimet (8%), mish importi (7.6%), veshjet e këmbës (7.5%).

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6 mujorin 2021 u realizuan në masën 118.2 miliardë lekë, 15.6 miliardë ose 15.2% më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.3 miliardë lekë, ose 1.1% më shumë se plani i 6 mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 26.8 miliardë lekë, 6 miliardë ose 28.8% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 3.1 miliardë ose 13.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2021 arritën 15.3 miliardë lekë, 8.1 miliardë lekë ose 111.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 54.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 17.7 miliardë lekë 4 miliardë lekë, ose 28.9% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4 milionë lekë ose sa plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 40% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.3 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 21.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 130 milionë ose 0.7% më shumë se plani 6 mujori 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur:

-të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 352% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020;

-të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet  me rritje 146% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020;

Taksat nacionale, për peridhën Janar-Qershor 2021 u realizuan në masën 17.9 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 29.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 0.1 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 49.5% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 6 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 51.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe realizim 105.2% të planit për 6 mujorin 2021. Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin Maj 2021 rezulton rritje me 13.100 vende pune ose 2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe 11.500 ose 1.7% vende pune më shumë, krahasuar me mesataren e vendeve të punës për periudhën maj të viteve 2016-2020.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e gjashtë të vitit 2021, arritën në rreth 263.1 miliard LEK me një realizim në masën 95.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 12.6 përqind më i lartë ose rreth 29.4 miliard LEK më shumë

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.9 përqind dhe 72.6 përqind të planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 6 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliard LEK, ose rreth 9.6 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6 mujore niveli i deficitit rezulton 58.4 përqind e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliard LEK./Monitor

Tags: Buxhetiekonomipaga minimale

TË LIDHURA

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët
Ekonomi

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

17:15 | 30/01/2026
Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi
Aktualitet

Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi

09:16 | 30/01/2026
Next Post
Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Fabula e dështuar e Berishës dhe Metës me armiq imagjinar

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Meta: Korrupsioni ndodh për shkak të pagave, mjekët të paguhen 1500 euro







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

by mirseda
17:07 | 31/01/2026
0

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u...

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

17:03 | 31/01/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

14:41 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com