“Eja vidhni në Itali, nuk ju ndodh asgjë”, kjo ishte forma se si një kapo bindte të rinjtë shqiptarë për tu kthyer në hajdutë profesionistë.
Banda e përbërë nga 7 shqiptarë është goditur nga autoritete italiane. Mediat italiane bëjë të ditur se banda mbulonte provincën e Milanos, dhe se grupi i të rinjve ishin të përkushtuar të vidhnin apartamente apo pika karburanti.
Të arrestuarit janë të rijnë që i përkasin grupmoshës 20 deri në 26 vjeç. Autoritetet italiane bëjnë të ditur se ky grup kriminal është përgjegjës për 14 grabitje shtëpish, të 15 pikave të karburanteve dhe të dy apartamenteve.
Sipas karabinierëve të pestë grabitësit kanë arritur në Milano në janar dhe grabitjen e tyre të parë e kanë bërë me 12 janar në një pikë karburanti në Cernusco sul Naviglio.
Mediat italiane tregojnë se i riu që i rekrutonte, kishte një taktikë të thjeshtë për të joshur dhe bindur shqiptarët që të bëheshin pjesë e bandës së tij të grabitjeve duke ju thënë: “Eja në Itali e vidh, nuk do t’ju ndodh asgjë”. TIRANA TODAY