Edit Harxhi, ish-zv.ministre e Punëve të Jashtme, ka reaguar sot lidhur me situatën e krijuar në PD pas shpalljes së listave për zgjedhjet e pritshme. Pa folur me detaje dhe arësyetime, Harxhi shkruan në profilin e saj në Twitter se ka ardhur koha që Partia Demokratike duhet shkundur, por që do të vijiojë të jetë pjesë e saj.
“Kam qenë dhe mbetem me PD-në. Kauza mbetet……ka ardhur koha që PD të shkundet”, shkruan ajo në gjuhën angleze.
Qëndrimi i Harxhit vjen menjëherë pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, e cila në një konferencë të përbashkët me Arben Imamin, u kërkuan forumeve drejtuese shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, me arësyetimin se po shkatërron partinë.
Ndërkohë të pakënaqur dhe kritik ndaj listave, janë deklaruar edhe deputetët, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, etj.