“Tirana Today”, si çdo ditë ka sjellë edhe sot edicionin informativ të orës 14:00.
Në të do të dëgjoni zhvillimet nga vendi, rajoni e bota.
Informacionet më kryesore të ditës, të përmbledhura në një minutazh në shkurtër kohor, në “Tirana Today”.
Vangjush Dako bleu votat, biseda me Altin Avdylajn
Publikohen dy përgjime të reja që i përkasin dosjes së grupit kriminal të Shijakut. Në një nga këto përgjime, prokuroria ka regjistruar një bisedë mes kryebashkiakut të Durrës dhe një personi tjetër me pseudonimin ‘Nicja’, i quajtur Altin Avdyli. Pjesë e bandës së Shijakut, tashmë i arrestuar.
Kreu i demokratëve paralajmëron Prelën dhe Markun
Lulzim Basha kërkon nisjen e një hetimi të posaçëm ndaj Vangjush Dakos, për blerje votash. Kërkesa vjen nisur nga përgjimet e Prokurorisë të një anëtari të grupit të “Avdylajve” në Durrës, që bisedon edhe me Vangjush Dakon.
Skandal në futbollin shqiptar
Sërish skandal në botën e futbollit shqiptar. Arbitri anësor i Superiores, Paulin Simoni, ka përfunduar në pranga. Ai u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4”, mes 27 të prangosurve, të cilët dyshohen për disa vepra penale. Kryesorja është trafikim i lëndëve narkotike. 33-vjeçari regjistron disa takime në kategorinë më të lartë të futbollit të vendit tonë.