Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, një mjeshtër në krijimin e partive politike

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edi Rama, një mjeshtër në krijimin e partive politike

Nga Nikoll Lesi/ Edi Ramën ndonëse e kritikojmë për arrogant, për pasion “tepsie” krejt për vete, për elokuent deri në përulje ndaj ndërkombëtarëve kur ka interes, prapë e ka dhe një meritë: ideon dhe krijon parti me diabolizëm të paparë.

Nëse do ta kishin emëruar në vitin 1998 si “Ministër të Markave të Partive” sot do të kishim pak parti, sepse i krijon, i ngatërron dhe i çorodit sa askush tjetër.

Kush e njeh Edi Ramën e di mjaft mirë se në vitin 1991 dhe përgjatë fillimvitit 1992, sapo iu mbyll dera nga Berisha për në PD, u turr dhe krijoi me një avokat të njohur, Partinë Kristian-Islamike. Nga emri ishte parti intriguese, pasi donin të thithnin votat e myslimanëve dhe krishterëve, me shumë si një joshje se sa si program.

Vetëm Edi Rama mund të ideonte parti me emër të tillë!

Asokohe të gjithë shkriheshim se qeshuri me idenë e Edi Ramës për t’ia kundërvenë Sali Berishës dhe PD-së. Duke qenë mjeshtër, Edi Rama, nuk e mori vetë kryesimin e kësaj partie Kristian-Islamike (PKI), por ia delegoi një të përsekutuari politik nga Shkodra, të cilit i shkruante fjalimet. Natyrisht që Edi Rama shkruan bukur, si dhe të redaktuara nga një avokat i njohur, fjalimet të ekzaltonin kur ia botonim këtij “kryetarit” të PKI. Por duke mos patur televizione private, ku ta shikonte publiku PKI dhe “kryetarin” shkodran, njerëzit nuk e dinin se në ç’nivel sarkastik ishte kultura e “kryetarit”. Nuk shqiptonte asnjë fjali të plotë dhe me kuptim. Kur ia çuan në takim një zyrtari amerikan, i cili kishte kërkuar takim me disa parti politike antikomuniste, siç vetquhej PKI, ai kishte vendosur duart në kokë nga fjalët e “kryetarit” të PKI. Dhe pas asaj dite Edi Rama e mbylli partinë!

Dhe ziheshin me avokatin se pse ia çuam amerikanit këtë budalla!

Nuk vonoi dhe Rama nuk rrinte dot pa krijuar parti. Në vitin 1993, kur Azem Hajdari kishte qejfmbetje serioze me Sali Berishën, ai pra Azemi, Edi Rama dhe një avokat i njohur krijuan partinë e re me emrin NISMA E RE POLITIKE.

Ideja ishte e Edi Ramës dhe avokatit. Azemi thjesht e publikoi. Në PD u drithëruan, asokohe, pasi Azem Hajdari ishte emër i madh në politikë. Ishte trim dhe i vendosur kur mendonte se diçka duhej në të mirë të vendit.

Dhe NISMA E RE POLITIKE u shpalos në faqet e gazetës “KOHA JONE”. Edhe për hir të kësaj, por kryesisht për linjën editoriale të pavarur, gazeta u vu në shenjëstër të sulmeve të pushtetit dhe SHIK (Shërbimi Sekret Shqiptar).

Nuk vonoi dhe u mërzit edhe me këtë parti. E mbyllën dhe këtë.

Kaluan vitet e në vitin 2005 Edi Rama mori PS-në. Sapo hyri në selinë i ndryshoi ngjyrën e flamurit, i ndryshoi stemën dhe kur nuk kishte ç’të bënte tjetër vendosi ta quajë RILINDJE.

Tani sot me datë 20 prill 2019, krijoi një parti të re. E quajti “Bindja Demokratike”. Dhe ia kaloi Rudina Hajdarit.

I papërsëritshëm ky Rama! Krijon, lyen parti, i ngatërron dhe sapo mbaron punë i hedh.

Siç ka bërë me PKI, NISMA E RE POLITIKE dhe PS-në, kështu do bëjë edhe me “Bindjen Demokratike” të vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës.

Tags: edi ramakrijiminmjeshterNikoll LesiPartive Politike

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Lushnjë me disa të plagosur, mes tyre dhe tre fëmijë

Aksident i rëndë në Lushnjë me disa të plagosur, mes tyre dhe tre fëmijë

A keni frikë nga drejtësia për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

“Kam përshkruar të gjithë gjatësinë e lumit Nil”, Berisha publikon ‘çmimin’

“Kishte thirr krejt katundin…”, Xhensila tregon takimin e parë me Ijen e Besit (Video)

“Kishte thirr krejt katundin…”, Xhensila tregon takimin e parë me Ijen e Besit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë
Aktualitet

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë

by mirseda
13:38 | 30/10/2025
0

“Më ofendoi, më shau nga familja”, kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),...

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike

Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike

12:14 | 30/10/2025
Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie

Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie

12:12 | 30/10/2025
Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën : Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën : Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

11:19 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com