Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, ndaje mendjen! Je me Erdoganin apo BE-në?!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Andi Bushati/Një intervistë e zakonshme e Edi Ramës në “France 24” ka përzierë në mënyrë artificiale në Shqipëri, emrin e Erdoganit, me atë të rrugës së vendit drejt hapjes së negociatave.

Një pjesë po përpiqen ta shesin miqësinë e kryeministrit Shqiptar me sulltanin e ri të Ankarasë si një pengesë për verdiktin që pritet në fund qershorin e këtij viti. Ndërsa të tjerë po mundohen t’a zhvleftësojnë tërësisht këtë fakt.

Për të kuptuar se ku qëndron e vërteta duhet parë më fillimisht se si u provokua ky debat.

Gazetarja e TV publik francez e pyeti Ramën në fund të intervistës edhe për marrëdhënien e tij me liderin turk.

Ajo që duhet mbajtur shënim këtu ishte se në të gjitha pyetjet kritike që u drejtuan kryeministrit (dorëheqja, krimi, dhuna ndaj mediave etj) qe renditur edhe ky problem.

Pra, në një hamendësim të thjeshtë, mund të thuhet se raporti i tij okult me një udhëheqës që po shihet si delja e zezë nga demokracitë perëndimore, gjendet tashmë në dosjet që shtetet evropiane kanë për Edi Ramën. 

Por, nga ana tjetër e gjitha mund të ketë qenë edhe thjeshtë një përkim për faktin se lideri turk ka qenë tejet në modë këto ditë në Francë.

Një revistë franceze, “Le Point”, një nga të përjavshmet e referencës, me një tirazh prej 300 mijë kopjesh e kishte vënë në kopertinë foton e presidentit turk që po kërkon të rizgjidhet.

Mbi ballin e tij me germa të mëdha ishte shkruar titulli: “Le Dictateur”. Por, ky trajtim si diktator dhe sidomos editoriali i revistës, ku një nga penat më në zë të Parisit, Franz- Olivier Giesbert e krahasonte Erdoganin me Adolf Hitlerin, nxitën furinë e militantëve të AKP me banim në Francë.

Disa kioska të shitjes së gazetave u sulmuan nga përkrahësit e Rexhep Taip Erdoganit ndërsa të tjerë gazetashitës u kërcënuan t’i tërhiqnin ato nga shitja.

Përpos debatit të madh publik që shkaktoi ky fakt në vendin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai mori dhe trajta politike me ndërhyrjen e presidentit francez Macron, i cili duke theksuar se “liria e shtypit nuk ka çmim”, nuk nguroi edhe njëherë të shigjetojë homologun e vet turk.

Pra siç shihet, shfaqja e emrit të Erdoganit në intervistën e Edi Ramës mund të ketë qenë edhe për këtë shkak. Dhe si e tillë ajo as nuk duhet të zërë më shumë vend sesa ka dhe as nuk duhet mbivlerësuar.

Mbi të gjitha ne nuk kemi asnjë shenjë serioze, se edhe nëse miqësia e tepruar dhe personale Rama Erdogan, të jetë arkivuar në dosjet problematike të evropianëve, ajo të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e negociatave. Në këtë kuptim shfaqja e portetit të vëllait turk në intervistën e Ramës, në France 24, nuk ka arsye për tu parë në perspektivën e vendimit që do të merret për Shqipërinë.

Por, nga ana tjetër, futja e emrit të Erdoganit në të, në mënyrë të rastësishme apo jo, tregon një tjetër gjë. Ajo flet për gjuhën e dyfishtë që përdor kryeministri ynë: ndryshe kur i flet shqiptarëve që qeveris dhe ndryshe kur i drejtohet zyrtarëve evropianë nga të cilët pret miratimin.

Po të këqyren me kujdes, dy pyetjet e fundit të intervistës, Rama duket i frustruar, ai do ti shmanget dhe t’i devijojë përgjigjeve. Ai nuk lë përshtypjen që reket të japë në Shqipëri, kur shfaqet krenarisht në krah të vëllait Tahip, kur mburret që e ka shndërruar atë një aleat strategjik, kur publikon video si pasagjer i veturës së drejtuar prej tij, kur shkon si krushk politik në dasmën e së bijës, apo kur i thotë shqiptarëve se “me Erdoganin do bëjmë të mundura, gjëra që më parë dukeshin të pamundura”.

Pra, në asnjë moment, në sytë e evropianëve, Rama nuk do të hiqet si i afërt politikisht, vëlla familjarisht, apo mik ekonomikisht me Erdoganin. Ai shkon deri aty sa edhe investimet turke ti krahasojë me ato ruse duke e ditur mirë konotacionin që kanë këto të fundit për mentalitetin perëndimor.

Pra, më shumë sesa debati mbi rrezikun ose jo që përbën Erdogani për hapjen e negociatave të Shqipërisë, lajmi i intervistës së Ramës në France 24 është tjetër. Ai është se Rama flet me dy gjuhë të ndryshme, njërën për publikun shqiptar dhe tjetrën për zyrtarët e vendeve të BE-së. Dhe pas kësaj, konkluzioni merret me mend lehtësisht.

Njësoj si për vëllanë e tij turk, ai sillet ndryshe “me ne” dhe “me ata” edhe kur shprehet për krimin, drogën, opozitën dhe reformën në drejtësi. Pikërisht këtë vërtetoi  biseda e tij me gazetaren franceze. (Lapsi)

Tags: beedi ramaErdoganinmendjenNdaje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Largimi i pashmangshëm, nëna e Ronaldos: Zgjedh Manchesterin

U procedua penalisht/Aktivisti i PD-së ngre zërin: Do kallëzoj atë që nënshkroi padinë

Deputeti i PS-së ul “gjakrat”: Lërini fyerjet, krenarë për vëllezërit e vegjël







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

by mirseda
22:04 | 06/06/2026
0

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i...

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com