Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Luginën e Lumit të Vlorës, ku ka inspektuar përfundimin e segmentit të parë dhe nisjen e segmentit të dytë të rrugës prej 100 km që nis nga By Pass-i i Vlorës dhe del në bregdet, në Qeparo.
Ndërkohë, gjatë takimit me banorë të zonës, shumë prej tyre e kanë përgëzuar për ndërtimin e kësaj rruge. Ndërsa në takim kishte marrë pjesë edhe një grup i polifonisë labe, me qëllim për të përshëndetur kreun e qeverisë.
“Edi Rama mirë se vjen ku ka shqiponja folenë”, thuhet ndër të tjera në këngë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2404038523044520/?t=4
Korridori i ri turistik e bujqësor, lidhet me degëzimin Gusmar – Kuç dhe del në Tepelenë, duke integruar ofertën turistike të dy zonave të mahnitshme të Shqipërisë.