Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Astrit Patozi*/Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.  Kur donte ta shtrydhte sistemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thoshte se vetëm ai është problemi, por njerëzit “e shkret딑 nuk kanë faj. Edhe kur ata “fakirët” qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë.

Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit. Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull.

A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet. Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh diçka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji sëmundjen e korrupsionit të administratës.
Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobëvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm.

Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministër! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t’i ndash, aq herë na bien kambanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë.

Raportin e një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit. Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë. Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton.

Mjafton që të shikojnë se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet. Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një koncesion qindra milionësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar.

Ndaj lëri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit! Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik, i cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përditë e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve.

Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vërtetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh. Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi përjashtim.

*Shkëputur nga profili në Facebook i Astrit Patozit. Titulli është i redaksisë

Tags: astrit patoziedi ramakorrupsioninjerëzitsistemitimoni

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë
Bota

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

by mirseda
16:28 | 09/09/2025
0

Katari dënoi me forcë sulmin izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha, duke e përshkruar atë si...

Sulmi izraelit në Doha/ Trump dha “dritën jeshile” për operacionin, kush është lideri i Hamasit që Izraeli e ka shënjestruar prej dekadash

Sulmi izraelit në Doha/ Trump dha “dritën jeshile” për operacionin, kush është lideri i Hamasit që Izraeli e ka shënjestruar prej dekadash

16:11 | 09/09/2025
Lavrov takim me Millorad Dodik në Moskë, fajëson Perëndimin për krizën në Bosnje

Lavrov takim me Millorad Dodik në Moskë, fajëson Perëndimin për krizën në Bosnje

15:02 | 09/09/2025
Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar

Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar

15:00 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com