Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi, lidhi qentë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Nga: Nikoll Lesi

Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit.

Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën KOHA JONË, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se u ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej “silleni këtu në komisariat”, siç tregon më vonë zoti Xhani.

Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka patur sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njëri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku.

Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbremë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur tentuan të me merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë pwr të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.

E natyrisht polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!

Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq me tepër kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte policia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.

Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë!

Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!

Edi!

Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8-vjeçar dhe 22-vjeçar në total.

Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!

Sa me shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq me vështirë do të jetë ta shperlash.

Në fakt kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!

Tags: edi ramaNikoll Lesiopinionpolicia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Revoltohen shkodranët, qëllojnë me gurë selinë e PS-së

Revoltohen shkodranët, qëllojnë me gurë selinë e PS-së

Masa të reja shtesë anti-covid? Brataj: Ende nuk është marrë një vendim

Masa të reja shtesë anti-covid? Brataj: Ende nuk është marrë një vendim

Ndërpriten kërkimet në Kizhevak të Serbisë, janë nxjerrë pjesë kockore

Ndërpriten kërkimet në Kizhevak të Serbisë, janë nxjerrë pjesë kockore







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

by mirseda
22:17 | 05/03/2026
0

Kreu i ushtrisë izraelite ka paralajmëruar se lufta kundër Iranit po kalon në fazën tjetër dhe se...

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

20:54 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com