E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Masa të reja shtesë anti-covid? Brataj: Ende nuk është marrë një vendim

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se në vendin tonë ka një stabilitet të situatës sa i takon shifrave të rasteve me Covid-19.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Brataj tha se nuk mendon se do të ketë masa të reja shtesë anti-covid.

Sipas tij, ende nuk është marrë një vendim për shtrëngim të masave, ndërsa nuk mendohet që ato të lirohen.

“Hyrja e testeve të reja është pozitive. Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave. Kjo është pasqyrë e 3 javëve të kaluara. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash. Nuk më shqetëson pritja para COVID2, pasi mund të ketë ndodhur në një ditë apo disa orë.

Që nga fillimi i epidemisë ka qenë një menaxhim i situatës, midis dy spitaleve COVID. Menaxhimi ka qenë me muaj, një muaj në Infektiv dhe tjetrin në COVID2. Të dy spitalet COVID kanë pasur zona të caktuara. Në 24 orët e fundit më rezulton se janë 58 shtrime, ndërsa javën e kaluar ishin 85 të tillë. 74 janë trajtuar në banesë, pasi janë forma të lehta. Pacientët që janë COVID pozitiv dhe ata që nuk janë pozitiv, që kanë një klinikë të ngjashme me COVID, çohen drejt spitaleve, ku bëhet vizita. Testet e shpejta do të ndihmojnë, pasi përgjigja merret në 30 minuta. Aty ku punohet dhe në urgjencat e spitaleve.”, tha Brataj.

Lexo edhe :   Kosovë: Rritet numri i të infektuarve, tre persona humbin jetën nga Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...