Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe Parisi si Lapraka e Doktorit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Plasin skenarët/Nis të krijohet grupi anti-Berishë në PD

Nga: Lorenc Vangjeli

Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gjykata e Parisit e pranoi padinë time, i tha ai brohorimës së përkrahësve të tij, që e konsideruan të mbyllur me fitore hesapin e hapur me Amerikën. Edhe ata që e duan, edhe ata që e kundërshtojnë u zunë në befasi, sic ka bërë dhe shumë herë të tjera Doktori i paparashikueshëm, i cili edhe njëherë si përherë, luajti blofin në një ndeshje tek e cila më shumë është i interesuar të marrë pjesë sesa të sigurojë rezultatin.

Berisha di më mirë se kushdo që Parisi është vetëm një sfond i largët sepse skena ku po luhet kjo melodramë tipike ballkanase është tërësisht lokale. Aktorët janë gjithashtu lokalë dhe temat janë ato të zakonshmet: pushteti, hakmarrja dhe cikli që sa më shumë ndryshon, aq më shumë sillet si e njëjta gjë. Procedura ligjore në Francë, sado groteske të duket e gjitha kjo, është dicka që zgjat më shumë se mandatet e njëpasnjëshëm të Edi Ramës, kurse halli për të cilin ajo procedurë po përdoret në Tiranë, është i shpejtë. Berisha pretendon se ka nisur të rrëzojë diçka që është përfundimtare, por kjo është dicka që i vlen shumë më pak sesa ajo cfarë është duke bërë nëpër Shqipëri. Eshtë kaq e qartë: Do partinë për të qenë sërish herët a vonë një faktor me të cilin duhet të bisedohet në tavolinë. Në politikë nuk ka as miq të përhershëm dhe as armiq që e zgjasin gjithë jetën kundërshtinë. Në politikë ka vetëm interesa. Me siguri, Doktori që e ka pasion gjeopolitikën, në mbrëmjet e tij kur ëndërron revansh ndaj atij që e ngjiti me revan në majat e pushtetit, mendon se amerikanët që mund të bisedojnë dhe negociojnë edhe me talebanët në Afganistan, ndoshta do të kenë interes ta dëgjojnë edhe këtë krijues dhe mishërues te talebanizmit dramatik shqiptar. Me kusht që të korrë fitoren e tij lokale dhe të jetë sërish lider i opozitës. Deri atëherë do të rrjedhë shume ujë, do të konsolidohet si aleati i tij më i fortë dobësia proverbiale e Bashës dhe ndoshta edhe një riformatim i marrëdhënies së tij me Ilir Metën, në muajt e fundit të presidencës së tij.

Regresi në PD, oferta për të nesermen e saj që vjen nga e shkuara, nisi një nga aktet e saj më dramatike që të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë kur Basha që nuk mundi t’u sigurojë demokratëve ardhjen në pushtet, nxitoi të sigurojë të ardhmen e tij në krye të PD-së. Stacioni tjetër i opozitës, shpallja non grata e Berishës, ishte më pas hakmarrja e rrethanave për vetë hilen e thelbit të gabuar. Kjo solli dhe daljen edhe shumë më shumë në pah, të një rryme të nëndheshme në Tiranë. Që e dalë nga dheu, tani po dëgjohet gjithmonë e më fort. Janë shtuar zërat që deformimet lokale, që deshtimet kombëtare, qe dramat dhe pafuqitë shqiptare dhe mbarëshqiptare madje, i adresojnë në anën tjetër të Atlantikut.

Janë shtuar sovranistët, neokomunistët, anarkistët dhe gjithfarë snobësh qesharakë që kanë nisur ta shohin hapësirën ku ndjehet p…rdha e tyre si kufirin ekstrem të gjithë botës. E gjithë kjo masë që herë merr një fytyrë e një herë tjetër një zyrë, e gjithë kjo polifoto njerëzore që herë krihet si Trump kur shpreson të ndryshojë Tiranën dhe herë beson si Putin në perëndimin e SHBA-së, gjithë këta strategë të gjeopolitikës që i tundin hënës gishtin kur gremisen në shkallët e pallatit, gjithë këta Doktorë të aftë të gjejnë kurën për tumoret duke përdorur hudhra autoktone, po rriten si tumor i lig në mendimin e shoqërisë shqiptare. Janë po ata që flasin më shumë për armë sesa për vota, janë ata që besojnë se duhen përdorur bomba për të këputur kopsat e këmishës së kundërshtarit, janë ata që për interesin e pleshtit të tyre, djegin gjithë lagjen ku banon dynjaja që mendon ndryshe. Janë ajo turmë masturbuesish që flenë në ekstreme dhe që janë të bindur se në Uashington ngrysen duke pritur që të gdhihet në Bruksel që të gjejnë se bashku si t’i përgjigjen foltores së Laprakës.

Por fatmirësisht, përtej kësaj pakice të zhurmshme, këtyre “kolaboracionistëve” të ligj që i shërbejnë të ligës, ka një shumicë absolute që do të pranonte të ndërtonte kisha ku të lutej cdo mbrëmje, që do të hynte zbathur në xhami për t’u lutur cdo ditë jave, që do të bënte kurban edhe vaktin e cdo dite në Teqe apo që do të përgjerohej me dorë mbi Kushtetutë dhe Kodin Penal, vetëm që amerikanët të vazhdonin me vëmendjen e tyre për Shqipërinë. Eshtë e dhembshme që në Shqipëri ende pritet “zbarkimi” amerikan për të shpëtuar shoqërinë nga mëkatarët e saj. Ata janë të lutur ta bëjnë sa kohë ende, edhe mbas tre dekadash pothuajpluralizëm, në Shqipëri nuk është ngjizur një shoqëri demokratike që zgjedh me votë dhe ndëshkon me drejtësi. Nga miqësia apo dashamirësia amerikane nuk duhet pritur të dhurojnë ndonjë arkë me peshk; ata tregojnë zakonisht vetëm si përdoret kallami. E megjithatë, pavarësisht kësaj, ata kanë filluar ta bëjnë punën që duhet ta bëjnë shqiptarët: nuk po dhurojnë pranga, por po përpiqen të tregojnë sesi ju vihen prangat mëkatarëve. Dhe prangat për politikën nuk janë njëlloj me ato të keqbërësve të vegjël; edhe dënimet janë të ndryshme, për shembull mund të thuhet në Kodin Penal: arrest me izolim në Laprakë, me të drejtë që t’i hidhet ndonjë sy edhe Parisit!

Tags: Berishalorenc vangjeli

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Video bëhet virale/ Presidenti turk, në vështirësi për të ecur

Video bëhet virale/ Presidenti turk, në vështirësi për të ecur

Pse vazhdojnë të fshihen të dhënat mbi vrasj*n e Xhon Kenedit?

Pse vazhdojnë të fshihen të dhënat mbi vrasj*n e Xhon Kenedit?

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jetra aktorja e famshme turke

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jetra aktorja e famshme turke

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta
Showbizz

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

by mirseda
11:36 | 23/05/2025
0

Një video në rrjete sociale po merr vëmendje shumë të madhe pasiqë duket të jetë një thumb...

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025
‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

10:46 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com