Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edhe opozita “për riedukim”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edhe opozita “për riedukim”

Nga: Andi Bushati

Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me gazetarët, Ambrozia Meta dhe Klevi Muka, si dhe vendimi i kryeministrit për ti shpënë ata për riedukim, ndonëse u fshikulluan ashpër nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit, janë parë të relativizuara nga një pjesë e publikut shqiptar.

Shumëkush i ka lidhur ato me karakterin e shefit të qeverisë, me stilin e tij kontrovers të komunikimit dhe bacground-in e njeriut që ka kapërcyer në jetën politike duke përdorur mediat si trampolinë.

Shprehja “e ashtu e ka zakon ai” është bërë standarte, si në rastet e përplasjes me dy reporterët, në konferenca shtypi, po ashtu edhe në ato kur ai vihet në vështirësi në emisionet e mbrëmjes.

Por, tendencës së Edi Ramës për të agresuar atë që bën një pyetje “të papëlqyeshme”, apo që ka një këndvështrim të fakteve të ndryshme nga i tiji, po i shtohet edhe një mëkat tjetër, ai i rieduktimit përmes heshtjes.

Ka mëse një javë që kreu i qeverisë as nuk gjen guximin të belbëzojë ndaj akuzave të përsëritura të opozitës për skandalin e grabitjes me anë të inceneratorëve. Që kur Kryemadhi bëri denoncimin e parë, në media parakalojnë, pleq nga azili, emigrantë për bukën e gojës, madje edhe të larguar nga kjo jetë, që luajnë miliona fiktive në ajër, duke lëshuar fatura tatimore për inceneratorët, në mënyrë që këto të fundit të justifikojnë punët e pa bëra, për të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit. Për të gjitha këto nga qeveria nuk ka asnjë reagim.

Lapsi.al i ka qëmtuar të gjitha daljet publike të kryeministrit (lexo poshtë), ku mund të gjenden plane të përbashkëta me Hagën për të shpëtuar Evropën, zbulimi i supozuar i sasive kolosale të naftës e deri tek postimet e këngëve polifonike për lavdinë e liderit. Por ama aty është e kotë të kërkohet ndonjë përgjigje për mënyrën se si dy Klodianët kanë rrëmbyer paratë tona pa bërë asnjë lek punë. Rama që nuk lë edhe rastin më episodik pa replikuar, pa reaguar dhe pa u hedhur në sulm edhe ndaj ndjekësve të Facebook, këtë herë e ka mbyllur gojën.

Nga njëra anë ai mirë bën. Sa më shumë kohë kalon, duket qartë se afera e inceneratorëve përbën një krim shtetëror, të nxitur dhe të preojektuar nga maja e piramidës. Sa herë që dikush e tenton të prodhojë alibi për të, ato i shndërrohen në boomerang. Vetë shefi i qeverisë e ka provuar këtë në kurriz, kur doli bllof, njëherë duke e mbrojtur projektin qe kishte me Mërtirin dhe Zoton, si një fat që po shpëtonte qytetet shqiptare, ndërsa më pas u detyrua të pranojë vjedhjen, por duke u shfajësuar se ajo qe bërë pas shpinës së tij.

Këtë radhë, çfarë do që të thotë, e ka të vështirë të shpjegojë se si një shtet i tërë ka mbyllur sytë teksa i kalonin nën hundë milionat. Edhe tatimorët edhe krimi ekonomik, edhe drejtoria e koncesioneve edhe bashkitë edhe ata që duhet të çertifikonin punën e kryer, nuk kanë qenë në gjendje të dallonin se kishin të bënin me një sistem që prodhonte fatura dhe rëmbente para pa plotësuar detyrimet kontraktuale. Kjo nuk është symbylltësi, por pjesmarrje në një grupim kriminal. Dhe çfarëdo argumenti të prodhojë, qoftë edhe një orator i paskrupullt si Rama, ai nuk është në gjendje të bindë askënd se e tëra ka ngjarë në mënyrë të pafajshme.

Por ama edhe rruga tjetër nuk përbën zgjidhje, pasi opozita nuk është një gazetar që i trembet pronarit, apo konkurencës me kolegët e tij të tredhur, ajo nuk mund të kërcënohet me riedukim. Në këtë rast është Edi Rama që humbet nga pak përditë. Sepse duke heshtur, ai jo vetëm nuk e zgjidh problemin, por i lë hapsirë rivalëve të ngulisin në publik versionin e tyre. Ajo plaka nga azili, ai çobani nga Greqia, ajo gruaja që mblidhte kanoçe dhe ajo tjetra që firmoste nga varri e përforcojnë idenë që këtu është bërë nami. Ndërsa duke u shtirur sikur ky realitet nuk ekziston, Edi Rama vetëm e bën atë më të besueshëm. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIedi ramaopozita

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“S’jemi kriminele”, Adelina Ismajli shuan heshtjen

“S'jemi kriminele”, Adelina Ismajli shuan heshtjen

Nuk ka të ngopur, pamjet kapin pulëbardhën hajdute (VIDEO)

Nuk ka të ngopur, pamjet kapin pulëbardhën hajdute (VIDEO)

Mbretëresha e zhdukur e kriptove dhe “bota e errët e faqeve malteze të lojërave të fatit”

Mbretëresha e zhdukur e kriptove dhe "bota e errët e faqeve malteze të lojërave të fatit"







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Në kërkim prej 2 vitesh për kultivim droge, arrestohet i riu në Mirditë
Aktualitet

Në kërkim prej 2 vitesh për kultivim droge, arrestohet i riu në Mirditë

by mirseda
14:36 | 03/03/2026
0

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Mirditë, pas rreth...

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

13:15 | 03/03/2026
Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

13:08 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

13:04 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com