Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe nëse ndryshojnë kufijtë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edhe nëse ndryshojnë kufijtë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg View”/Gati 2 dekada pas përfundimit të luftës së fundit në Ballkanin Perëndimor, ekziston një shans që termi “ballkanizim”, të mos përdoret më më për rajonin. Më në fund, të gjitha vendet e formuara nga shpërbërja e Jugosllavisë, kanë një shans realist për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Por që shfrytëzojnë shansin, dhe të arrijnë një paqe të qëndrueshme, duhet të zgjidhen disa konflikte të ndërlikuara, sikurse është më e ashpra mes tyre, ajo mes Serbisë dhe Kosovës.

Muajin e shkuar, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, u shfaqën së bashku në një konferencë shtypi në Austri, për të folur mbi një kompromis të mundshëm midis ish-shtetit mëmë dhe rajonit të shkëputur.

Ishte një moment shpresëdhënës, por të gjithë ata që investuan në Ballkan, çdo komb i madh në Europë, plus SHBA-ja, Kina dhe petro-shtetet e Lindjes së Mesme, do të duhet të kenë pak më tepër durim, përpara se shpresa të përkthehet në rezultate të prekshme.

Në shkurt, Komisioni Europian miratoi një dokument, për t’i dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një “perspektivë të besueshme” për t’u anëtarësuar në union, duke caktuar vitin 2025 si një datë të synuar. Ky ishte një vendim i rëndësishëm:pas pranimit të këtyre vendeve, BE nuk mund të zgjerohet më shumë, pa u zhvendosur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Kjo perspektivë, bëri që qeveria e Maqedonisë të përpiqej të zgjidhte mosmarrëveshjen e saj të vjetër me Greqinë, e cila pretendon se emri i ish-republikës jugosllave, nënkupton pretendime territorial ndaj rajonit të saj verior me të njëjtin emër. Marrëveshja, e cila riemëron vendin si Maqedonia Veriore, është gati të votohet në një referendum popullor më 30 shtator.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në BE, ka një problem edhe më të vështirë. BE kërkon një “marrëveshje gjithëpërfshirëse, normalisht detyruese për normalizimin” e raporteve me Kosovën, si një kusht për anëtarësim. Edhe Kosova nuk mund të ecë përpara pa një marrëveshje të tillë.

Bisedimet e normalizimit, kanë vazhduar që nga viti 2011, por progresi ka qenë i ngadaltë.

Kur pyeta ekspertët në Serbi dhe Kosovë se në ç’pikë ka shkuar procesi, ata qeshën. Çfarëdolloj gjëje që po diskutojnë palët, nuk është publike. Ideja që ka nisur të qarkullojë në media, në qarqet akademike dhe politike, është ajo e një shkëmbimi territoresh:tokat e populluara kryesisht nga serbët në veri të lumit Ibër, për luginën me shumicë shqiptare të Preshevës.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, ka thënë se riformatimi i kufijve “mund të hapë shumë plagë të vjetra brenda popullatave”. Nga ana e saj, kancelarja Angela Merkel, është përqendruar në paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Kontradiktat që dëgjova nga kosovarët ishin për mua bindëse. Serbët dhe kosovarët që mbetën në anën “e gabuar” të kufirit pas luftës, kur u arratisën me qindra mijëra njerëz, dhe pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, nuk ka gjasa të jenë më mirë pas një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

Përsa i përket shqiptarëve të Maqedonisë dhe serbëve dhe kroatëve të Bosnjes, ata do të shkëputen, dhe do të përpiqen të bashkohen me shtetet e tyre etnike, vetëm nëse këto të fundit janë të gatshme t’i marrin ato. Kroacia dhe Shqipëria nuk kanë luksin të luajnë me separatistët, pasi janë anëtarë të NATO-s.

Ndërkohë kosovarët, si brenda dhe jashtë qeverisë, mendojnë se zgjidhja përfundimtare u takon vendeve më të mëdha që ndërhynë për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-1999. “Në terma globale, Serbia dhe Kosova janë të vogla”- thotë Robert Muharremi, profesor i së drejtës ndërkombëtare në degën e Institutit Roçester në Kosovë, njëherazi këshilltar i qeverisë.

“Loja luhen nga fuqitë e mëdha. Asnjë prej tyre nuk do të lejojë që një marrëveshje Kosovë-Serbi të prishë ekuilibrin. Kjo kërkon që ata të përfshihen, dhe të kenë fjalën e fundit”- tha ai. Kjo shpjegon edhe arsyen, se përse Thaçi dhe aleatët e tij duket se po ushtrojnë presion më shumë se sa Vuçiç, për një korrigjim të kufijve.

Për ta, prezantimi i këtij skenari para SHBA-së, BE-së dhe vendeve të mëdha europiane, është një mjet në funksion të qëllimit. “Tek e fundit, Kosova nuk kërkon domosdoshmërisht një korrigjim të kufijve.

Ne kërkojmë një mënyrë për të dalë nga ngërçi, dhe për të marrë njohjen nga Serbia, çka do të zhbllokojë menjëherë njohjen e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së. Kjo do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe ndoshta edhe në Kombet e Bashkuara”- shprehet këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku.

Ndërkohë, për një shumicë dërrmuese serbësh, kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës, është më i rëndësishëm se sa bashkimi me BE-në, dhe një shkëmbim territorial nuk do ta ndryshojë këtë qasje. “Asnjë qeveri serbe, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”- më tha Srgjan Majstoroviç, kryetar i bordit drejtues në Qendrën e Politikave Evropiane me seli në Beograd.

Majstoroviç, i cili ka qenë një zyrtar i lartë i integrimit evropian në qeverinë serbe, nuk ndan besimin e kosovarëve, se fuqitë e jashtme do të kenë fjalën e fundit mbi këtë çështje.

“Askush nuk do të diktojë në zgjidhjen e problemeve tona”- tha ai. Serbia po kërkon një skenar më të butë për autonominë e Kosovës.

Për shembull, Majstoroviç flet për një marrëveshje e ngjashme me atë midis dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë, që mund të funksionojë: Gjermania Perëndimore dhe aleatët e saj, nuk e kundërshtuan anëtarësimin e Gjermanisë Lindore në OKB, por as nuk e njohën këtë të fundit.

Pavarësisht se sa Vuçiç e dëshiron pranimin e vendit të tij në BE, ai nuk e dëshiron atë me çdo kosto.

Kjo është arsyeja se pse kohët e fundit, ai u tërhoq nga bisedimet, duke refuzuar të takohej në Bruksel me Thaçin më 7 shtator, dhe për këtë arsye ai nuk e ka lidhur kurrë diskutimin e rishikimit të kufijve, me çështjen e njohjes së Kosovës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: KosovëskufijtëndryshojnënjohëpavaresineSerbia

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
A e fundosi Sali Berisha bandën e Shullazit? Mbrojtja letër Prelës dhe Markut

A e fundosi Sali Berisha bandën e Shullazit? Mbrojtja letër Prelës dhe Markut

Messi bie nga “froni”, dominon Ronaldo, Salah, Neymar dhe surpriza holandeze

Messi bie nga “froni”, dominon Ronaldo, Salah, Neymar dhe surpriza holandeze

Korçë/ Grabitet shtëpia e biznesmenit

Korçë/ Grabitet shtëpia e biznesmenit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com