Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion”, Basha: Të vendosur ta luftojmë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama shpall emergjencën, Basha: S’ka krizë energjetike, por korrupsion

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha ka përshëndetur aksionet e fundit të SPAK, që kanë çuar në arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Basha tha se Lefter Koka nuk është thjesht “kokë turku”, por ai nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës. Ndër të tjera, kreu i PD-së shtoi se korrupsioni duhet të goditet në nivele të larta. Kreu i PD-së nënvizoi se ka kërkuar Vettingun e politikanëve, për t’ia bërë më të lehtë SPAK-ut punën e tij, pasi përmes Vettingut politikanët dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues fondesh publike.

“Ditën e djeshme SPAK-u ka arrestuar Lefter Kokën, dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta, të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga aferat korruptive. Por më e madhja e mafies së inceneratorëve.

Mesazhi i parë është që për PD, lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është problemi i mirëqenies.

Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga qytetarët, i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin politikanët.

Një skemë e ndërtuar nga persona të krimit të organizuar, në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi kanë vjedhur ditën për diell paratë, me këto para kanë paguar edhe për të heshtur. Nuk na i kanë mbyllur dot gojën ne.

U jemi drejtuar me thirrje dhe me hapa ligjorë SPAK-ut. Njësoj si është i rëndësishëm dekriminalizmi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit. Pa rezultate konkrete asgjë nuk mund të ndryshojë.

Ndaj për PD-në dhe për mua si kryetar i saj, misioni nr. 1 është lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Kur SHBA-të e shpallin luftën kundër korrupsionit mision kombëtar, me demokracinë e tyre të zhvilluar shpallin e korrupsionin, cënon interesat kombëtare, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin prona publike. Vettingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe krimit. Pse e kemi kërkuar Vettingun e politikanëve? Për t’ia bërë më të lehtë SPAK-un, të bëjë punën e tij. Sepse politikanët që kanë vjedhur, përmes Vettingut dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve publike”, tha Basha.

“Goditja të jetë e vërtetë, të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’ se ishte ministër. Por siç e thashë dje, nuk mund t’i bënte i vetëm. Edhe ish-qeverisja e PD-së ka pasur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët. E di që shpesh kjo retorikë është bërë bajate. Sa herë kemi dalë ne denoncime, edhe qytetarët kanë folur për korrupsionin e qeverisjes sonë. Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!”, deklaroi Basha.

Tags: bashalefter kokaSPAK

TË LIDHURA

Bordi i Paqes/ Trump takon liderët e ftuar në Uashington, mes tyre edhe Rama dhe Osmani
Politikë

Bordi i Paqes/ Trump takon liderët e ftuar në Uashington, mes tyre edhe Rama dhe Osmani

16:14 | 19/02/2026
Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesja përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesja përfundon në spital

16:12 | 19/02/2026
Ministri Demo ndan foton nga Uashingtoni,kryeministri Edi Rama rrugës për mbledhjen eBordit të Paqes
Aktualitet

Ministri Demo ndan foton nga Uashingtoni,kryeministri Edi Rama rrugës për mbledhjen eBordit të Paqes

14:21 | 19/02/2026
Next Post
Shpërblimi/3 mijë lekë për familjet në nevojë, 5 mijë për pensionistët

Shpërblimi/3 mijë lekë për familjet në nevojë, 5 mijë për pensionistët

Pse Berisha nuk i jep dosjet e firmëtarëve?

"Kritikat nuk janë sulme!", Berisha i përgjigjet DASH

Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Këta që nuk po i gjejnë një dhëmb Saliut







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Donald Trump: “Kosovë-Serbi, më telefononi kur keni probleme” – mesazh për Vjosa Osmani
Bota

Donald Trump: “Kosovë-Serbi, më telefononi kur keni probleme” – mesazh për Vjosa Osmani

by mirseda
16:28 | 19/02/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar fjalimin e tij në inaugurimin e Bordit të Paqes, duke u...

Donald Trump falënderon liderët në Bordin e Paqes: Vjosa Osmani po bën punë të shkëlqyer

Donald Trump falënderon liderët në Bordin e Paqes: Vjosa Osmani po bën punë të shkëlqyer

16:24 | 19/02/2026
Donald Trump çel Bordin e Paqes: Nismë prestigjioze, do të bashkohen edhe liderë të tjerë

Donald Trump çel Bordin e Paqes: Nismë prestigjioze, do të bashkohen edhe liderë të tjerë

16:18 | 19/02/2026
Bordi i Paqes/ Trump takon liderët e ftuar në Uashington, mes tyre edhe Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes/ Trump takon liderët e ftuar në Uashington, mes tyre edhe Rama dhe Osmani

16:14 | 19/02/2026
Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesja përfundon në spital

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesja përfundon në spital

16:12 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com