Pas një sërë kërkimesh, studiuesit kanë arritur në përfundimin se meshkujt të cilët kanë më pak vetëbesim, janë të prirur për të kryer vepra të dhunshme ose kriminale. Vite më parë, në universitetin e Oksfordit është bërë studimi “Sindroma e njeriut të shkurtër”.
Falë këtij kërkimi, shkencëtarët zbuluan se gjatësia është shumë e rëndësishme tek meshkujt. Personat e shkurtër kanë ndjenja të forta të cënueshmërisë, dhe kanë nivel më të lartë të paranojës.
Thuhet se ata janë më agresivë dhe të dhunshëm sesa meshkujt me një gjatësi mesatare.