Pas raportimit nga ana e fqinjëve, se në banesën e 60-vjecarit ka një armë zjarri, policia ka ushtruar menjëherë kontroll.
Shtetasi me inicialet M.N., është vënë në pranga, si dhe iu sekuestrua arma në cilësinë e provës materiale.
“Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë.
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.