Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E shkuara mafioze/ Ekzekutimi i bosit shqiptar dhe heshtja e autoriteteve

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E shkuara mafioze/ Ekzekutimi i bosit shqiptar dhe heshtja e autoriteteve

Ekzekutimi i bosit shqiptar Flamur Beqiri ditën e Krishtlindjeve, u krye me një efikasitet të pamëshirshëm. 36-vjeçari ka qenë duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin në shtëpinë e tyre e cila kushton 1.8 milion paund, në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës.

Masakra ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, në prag të Krishtlindjes, kur një person i vetëm e qëlloi për vdekje. Shqiptari mori katër plumba në trup dhe një në kokë.

Shqiptari, ndër më të kërkuarit në Suedi

Pas ekzekutimit dhe hetimeve që u kryen në këtë drejtim, doli se emigranti me origjinë shqiptare, prej më shumë se një dekadë ishte ndër më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit. Mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis.

Kishte jetuar në arrati për gati dy vjet, por më pas ishte kapur nga policia suedeze. Pas një kohe të shkurtër në paraburgim dhe një truku të çuditshëm ligjor, ai u lirua nga akuzat për drogë, por u dënua për akuza më të lehta. Atij iu dha një dënim me kusht, dhe një gjobë, si dhe u la i lirë.

Konkurrenca me grupet rivale

Sipas burimeve të burgut të cituara këtë javë në shtypin suedez, Flamur Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë rifilluan tregtinë e tyre kriminale fitimprurëse. Gjithsesi nuk ishte aspak e lehtë, pasi ata u përballën në luftë me grupet rivale, që kërkuan të kontrollojnë rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, në qytetin e Beqirit, në Malmo. Ndërsa tensionet mes bandave rriteshin, një nga miqtë e tij u vra.

Motra e tij, me influencë në mediat sociale

Njëra nga dy motrat e tij është Misse Beqiri, modele e veshjeve te brendshme. Prej saj i ndjeri njohu bashkëshorten e tij Debora. Po kështu edhe ajo ishte e apasionuar pas publikimit të fotove në Instagram nga pushimet ekzotike, makinave luksoze dhe udhëtimeve për shopping nga disajner te njohur.

Dasma përrallore

Dasma e tyre, në tetor 2018, ishte jashtëzakonisht luksoze në Liqenin e Como në Itali. Veshja e nuses ishte magjepsëse, të ftuarve iu dhanë cigare kubane me emrin e çiftit. Vlerësohet të ketë kushtuar më shumë se 1 milion. Pas vrasjes së tij, shumë pikëpyetje u ngritën.

Pse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të dënuar kriminel, me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shtetasit suedez, si shtetas të BE-së, lejohen të punojnë këtu pa vizë? Si menduan autoritetet që ai kishte krijuar paratë për të financuar stilin e jetës së tij dhe t’i lejonte të blinte një pronë luksoze? Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave kanë lëvizur shuma të mëdha parash? Në kërkimin e përgjigjeve, duhet të kthehemi në mesin e viteve 2000, kur Beqiri, i njohur për miqtë si Aleks, jetonte në Malmo”.

 

 

 

Tags: deboraflamur beqirimisse beqiri

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Kryemadhi: Rama doli kundër shqiptarëve, po i vë zjarrin gjithë rajonit

Kryemadhi: Rama doli kundër shqiptarëve, po i vë zjarrin gjithë rajonit

Kryemadhi: Të gatshëm të plotësojmë 9 kushtet e Bundestagut

Kryemadhi: Të gatshëm të plotësojmë 9 kushtet e Bundestagut

Ish-drejtori i CIA-s zbulon skenarin e hakmarrjes së Iranit ndaj SHBA-së

Ish-drejtori i CIA-s zbulon skenarin e hakmarrjes së Iranit ndaj SHBA-së

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com