Manchester City shpartalloi me rezultatin 6-0 Chelsean e Mauricio Sarrit në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Premier Ligës. Një humbje turpëruese që ka vënë në rrezik të ardhmen e trajnerit italian.
I tërbuar nga disfata, 60-vjeçari nuk ka preferuar t’i jap dorën Guardiolës, i cili shkoi për ta ngushëlluar në fundin e ndeshjes. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Sarri bëri sikur nuk e pa trajnerin e Cityt, teksa u largua me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes.
Tekniku i qytetarëve mbeti i befasuar nga reagimi i kolegut të tij, teksa në këto moment u afrua pran tij, ndihmësi i Sarrit, Xhanfranko Zola, i cili u përshëndet me Guardiolën, pas zemërimit të Sarrit.