E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

E rëndë në Itali/ E rrahin brutalisht me shkop bejsbolli, vdes i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u rrah brutalisht me shkop bejsbolli nga disa persona. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, shkruan Italy24 News.

Në gjendje të rëndë për jetën, ndodhet edhe 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari, i cili ndodhej me shqiptarin në moment kur u rrahën brutalisht.

Autoritetet italiane bënë me dije se ngjarja ndodhi në qytetin Matua, pasi shqiptari me mikun e tij, morën një telefonatë për të shkuar në një qendër tregtare.

Pasi mbërritën në oborrin e qendrës tregtare, ka nisur rrahja brutale e të dyve, e cila rezultoi fatale për të riun shqiptar. Pista kryesore mbetet ajo e larjeve të hesapeve, teksa policia po kërkon autorët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...