Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Bulqizë, ku një person rreth moshës 30-vjeçare ka humbur jetën.
Viktima ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë. Nuk ka informacione nëse 30-vjeçarin e kanë vrarë apo ka kryer vetëvrasje. Banorë të fshatit të tij kanë deklaruar se e kanë gjetur të riun të plagosur në banesë.
Viktima është nga fshati Vlashe e njësisë administrative Shupenzë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij rasti.