Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

‘E premte e zezë’ për Ramën? Shqipëria do marrë një ‘Jo’ të fortë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
‘E premte e zezë’ për Ramën? Shqipëria do marrë një ‘Jo’ të fortë

Gjermania, një ndër shtetet më të forta të BE-së, i ka bërë thirrje të vazhdueshme  Francës dhe Holandës për të lejuar hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të ndihmuar në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pasi diplomatët e BE nuk arritën të bien dakord mbi kushtet e bisedimeve.

Paris dhe Amsterdami kanë kundërshtuar një përpjekje të gjerë të BE për të hapur negociatat, me Francën duke thënë se blloku duhet të reformojë institucionet e veta përpara se të pranojë anëtarët e rinj.

Por shtetet e tjera të udhëhequra nga Berlini kanë shtyrë të sjellin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, për të forcuar ndikimin e bllokut në rajon përballë një Rusie të sigurt.

“Qeveria gjermane është e gatshme të mbështesë Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ministri i Gjermanisë i BE, Michael Roth, ndërsa mbërriti për një takim me homologët e tij në Luksemburg.

“Ne jemi gati të dërgojmë dritë jeshile. Unë do të nxisja miqtë tanë në Holandë dhe në Francë për t’u bashkuar me ne”,-u tha ai gazetarëve, duke thënë se stabiliteti ishte i rëndësishëm për Ballkanin.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian.

Ndërsa bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi po zhvillohen, Shqipëria, e cila tashmë është anëtare e NATO-s dhe Maqedonia, e cila ka arritur një marrëveshje për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me emrin e saj me Greqinë, shpresojnë për hapjen e negociatave.

Por ambasadorët e BE që u takuan të hënën në mbrëmje nuk arritën të hartojnë një marrëveshje të nënshkruar  nga ministrat.

Presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetur nga Holanda, ka thënë se blloku duhet së pari të reformohet para se të marrë anëtarësime të reja, edhe pse diplomatët e BE thonë se Parisi është kundër hapjes së negociatave kryesisht për shkak të azilkërkueseve shqiptarë në Francë .

Parlamenti holandez ka miratuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë pas një marrëveshjeje mes Greqisë për të ndryshuar emrin zyrtar të vendit nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Por një diplomat i BE tha se qeveria holandeze nuk është e gatshme të shkojë përpara, e çështja mund të duhet të vendoset nga krerët e BE gjatë darkës në Bruksel në një samit të enjten.

Fati i Shqipërisë është më i komplikuar, pasi Parisi dhe Haga citojnë atë që e shohin si mungesë të reformave gjyqësore, korrupsionit endemik dhe krimit të organizuar. Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE që mbikëqyr bisedimet e anëtarësimit, thotë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë përparim të madh në këto çështje.

Shumë vende evropiane, duke përfshirë Austrinë që do të kryesojnë presidencën e radhës saë BE që nga korriku, duan të dërgojnë një sinjal për Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që rruga drejt anëtarësimit në BE është ende e hapur, veçanërisht pasi Maqedonia duket të jetë e mirëpritur në aleancës së NATO-s në korrik.

“Ka pasur shumë progres. Ajo vetëm që janë zbatuar ato çfarë ka kërkuar Ballkani Perëndimor, por  duhet të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit,”- tha ministri i Austrisë i BE, Gernot Bluemel.

Por, KE nuk do të jetë unanim në vendimin e 28-29 qershorit, kur Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE mblidhet për të marrë një vendim për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. E premtja thuhet se do të rezultojë ‘e zezë’ për Tiranën zyrtare dhe qeverinë Rama para jo-së evropiane, e cila e lë Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste në amulli.

Pyetje: “A prisni një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”?

Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës: “Të dy vendet kanë bërë progres, një progres të rëndësishëm lidhur me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por ato nuk janë ende aty. Secili vend ka arritjet e tij, por është shumë e rëndësishme që të dy vendet të paraqesin një gjurmë provash në këto fusha. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur dërgimi i sinjalit që negociatat të fillojnë me të dy vendet, por është e rëndësishme që ato të tregojnë rezultate të mëtejshme në forcimin e shtetit ligjor. Ne nuk mbështesim ende një dritë jeshile sot, pasi edhe pse ka progres, progresi nuk është i mjaftueshëm. Ne duam të shohim gjurmën e provave në luftën kundër korrupsionit dhe shtetin ligjor”.

 Pyetje: “A prisni t’i ktheheni këtij vendimi në Dhjetor apo Shtator”?

Stef Blok: “Nuk e di nëse do t’i kthehemi këtij vendimit në Shtator, sepse ne duhet të shohim progres të mjaftueshëm. Këto çështje janë shumë të rëndësishme. Sapo u pyeta për shtetin ligjor në një shtet anëtar të BE-së. Pra, nuk duhet të tingëllojë e habitshme për vendet aspirante për anëtarësim në BE, që shpresoj të bëhet e mundur një ditë, të kuptojnë që ne mbështesim progresin nga njëra anë, por nuk mund të injorojmë faktin, se ky progres është i kohëve të fundit dhe ne duam të shohim më tutje një konsolidim të tyre dhe një gjurmë provash”.

Pyetje: “A mund BE-ja të evitojë një JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”?

Gernot Blümer, ministri i Jashtëm i Austrisë: “Ne kemi qenë gjithnjë në favor të zgjerimit me vendet e Ballkanit. Kjo përfshin Maqedoninë dhe Shqipërinë, por në këtë fazë ka ende kundërshtime”.

Pyetje: “Nëse s’ka vendim sot, a do merret ai në Dhjetor gjatë presidencës austriake”?

Gernot Blümer: “Ka ende mundësi për një konsensus sot dhe ne po punojmë fort për të. Ne e shohim këtë çështje si një çështje negociata në vijim dhe shpresojmë të gjejmë një konsensus sot”.

Michael Roth, ministër i Jashtëm i Gjermanisë: “Paqja dhe stabiliteti në Ballkan luan një rol shumë të rëndësishëm për të gjithë ne në Bashkimin Europian. Ne i vlerësojmë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërrmarrë për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ne jemi gati që të dërgojmë një dritë jeshile dhe inkurajojmë miqtë tanë në Holandë dhe Francë që të na bashkohen”.

Pyetje: “A besoni se do ju bashkohen sot”?

Michael Roth: “Nuk jam i sigurtë, por mbetem optimist”.

Pyetje: “Si do vijohet”?

Michael Roth: “Sipas qasjes hap pas hapi për Shqipërinë, Shqipëria duhet të përmbushë disa kiushte dhe Komisioni Europian dhe Këshilli Europian duhet të kontrollojë përmbushjen e tyre. Më pas do të jetë vijë sërish Këshillin Europian që të vendosë për hapjen e kapitujve të bisedimeve të anëtarësimit. Unë shpresoj, që ne do japim dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”.

Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut: “Personalisht, mendoj, që bëjmë gabim që nuk marrim një vendim të qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot. E di që ka disa kundërshtime. Ne u kemi dhënë statusin e vendit kandidat në 2014 Shqipërisë dhe Maqedonisë në 2005. Për mua është një gabim politik që të mos merret një vendim sot, por ndoshta do gjejmë një zgjidhje së bashku”.

Ndërsa bëhet e ditur se pesimizëm ka mbërthyer  KE, sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë. Holanda dhe Franca vazhdojnë të mbeten dy vende skeptike, njëra e prekur prej narkotrafikut shqiptar dhe tjetra prej azilantëve.

Këshilli i Evropës mblidhet të enjten e 28 qershorit për të marrë një vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në varësi të konsultimeve, apo debateve, vendimi mund të merret dhe të bëhet publik një ditë më vonë, të premten e 29 qershorit.

Burimi: Reuters

Përshtati: Tirana Today

Tags: fortëpremteRamënshqiperiazezë”

TË LIDHURA

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit
Aktualitet

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

14:44 | 09/04/2026
Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”
Aktualitet

Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”

14:34 | 09/04/2026
Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.
Aktualitet

Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.

14:29 | 09/04/2026
Next Post
PD po “shqyen” PS-në për Toyotan. Po Mona nga po fle gjumë?

PD po "shqyen" PS-në për Toyotan. Po Mona nga po fle gjumë?

Dështon tentativa e parë për hapjen e negociatave/ Kotzias: Tre vende kanë rezerva

Dështon tentativa e parë për hapjen e negociatave/ Kotzias: Tre vende kanë rezerva

Negociatat/Danimarka i përgjigjet Ramës me foton e Topallit

Negociatat/Danimarka i përgjigjet Ramës me foton e Topallit







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit
Aktualitet

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

by mirseda
14:44 | 09/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës, nga ku deklaroi se ndërtimi futet në kornizën...

Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”

Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”

14:34 | 09/04/2026
Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.

Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.

14:29 | 09/04/2026
E rëndë në Pogradec! Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren

E rëndë në Pogradec! Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren

14:21 | 09/04/2026
Misteri i vdekjes së Sibelës, flet tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca

Misteri i vdekjes së Sibelës, flet tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca

14:14 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com