Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E përjashtuan nga LIBRA, reagon Hafizi: Udhë të mbarë Ben, unë nuk iki!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
E përjashtuan nga LIBRA, reagon Hafizi: Udhë të mbarë Ben, unë nuk iki!

Pas përjashtimit nga partia LIBRA, vjen reagimi i Mimoza Hafizit. Ashtu siç tregoi dje për Tirana Today, ish-deputetja Hafizi ka vendosur të sqarojë të gjithë mbështetësit e saj, teksa shkruan në një postim në Facebook se lajmin për përjahstimin e ka marrë vesh nga mediet.

Hafizi kundërshton përjashtimin, teksa shprehet se nuk ka shkelur për asnjë çast asnjë normë statuore dhe etike të partisë.

Jo vetëm kaq, por ish-deputetja deklaron se në mbledhjen e përjashtimit të saj kanë marrë pjesë vetëm 2 nga 5 anëtarë, gjë që e konsideron të paligjshme.

Ish-anëtarja e LIBRA-s ka komentuar edhe largimin e kreut të saj, Ben Blushi, me të cilin pati një përplasje, teksa shkruan:

“Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve me 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë? E ktheve Libran në një roman të denjë thriller për nga konfliktet, intriga, përçarjet, përjashtimet, fyerjet. E ktheve në një kaos antiligjor dhe në shkretëtirë njerëzore, E zhbëre në një grup mjerisht të vogël.

Çfarë bëre këta 7 muaj Ben? Këtë duhet t’ia kishe sqaruar anëtarëve Libra në ditën e ikjes. E kishe detyrim!”.

Në fund, Hafizi paralajmëron se nuk do të largohet nga LIBRA dhe shkruan se kjo parti duhet të vazhdojë.

Reagimi i plotë:

Mbrëmë vonë mora vesh nga mediat se Komisioni i Etikës Libra më paska përjashtuar nga Partia! Plot një javë më parë!!!

Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time. Në shkelje të çdo norme etike dhe juridike, që respektohet qoftë formalisht edhe në vende e organizime diktatoriale.

Por mora vesh se në mbledhjen e përjashtimit tim kanë marrë pjesë vetëm 2 nga 5 anëtarët legalë të Komisionit. Z. G. K., anëtar që nga prilli 2017, i cili ka zëvendësuar Zj. J. M. të dorëhequr në atë kohë, nuk është thirrur. Z. Dh. B., është thirrur por nuk ka shkuar në mbledhje. Ma konfirmoi se po të kishte shkuar, do kishte votuar kundër këtij vendimi. Edhe Entela Kadriu, zonjë me personalitet të admirueshëm, kontributore me shumë vlera tek Libra, anëtare e këtij Komisioni, ma konfirmoi se nuk është thirrur. E kujtoj këtë zonjë në qëndrimin e vendosur dhe arsyetues që mbajti në mbledhjen e Komisionit të Etikës në maj 2017, për të mos përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë një djalë të ri nga Saranda, për të cilin Libra është shprehur publikisht dhe ka qenë krenare për koherencën e saj. Dhe ky vendim në saje të Entelës. Para një jave, kur Komisioni duhej të vendoste me unanimitet përjashtimin tim, Entela nuk u thirr. Kush pra paska vendosur për përjashtimin tim? Me matematikën e një partie përjashtuese, 40%=100%? Ky është unanimiteti?

Përjashtimi im nga Libra është akt nul si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja juridike. Ai fyen të gjithë Librat. Por ai shkëlqen më fort me imoralitetin e vet politik në ditën e fundit në Libra të z. Blushi. Një njollë më shumë, të cilën ai zgjodhi ta merrte me vete pikërisht në ditën e vetëlargimit.

Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve me 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë? E ktheve Libran në një roman të denjë thriller për nga konfliktet, intriga, përçarjet, përjashtimet, fyerjet. E ktheve në një kaos antiligjor dhe në shkretëtirë njerëzore, E zhbëre në një grup mjerisht të vogël. 
Çfarë bëre këta 7 muaj Ben? Këtë duhet t’ia kishe sqaruar anëtarëve Libra në ditën e ikjes. E kishe detyrim!

E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen. Se po ta lë, e kam të vështirë të shoh në sy ata qindra e qindra vetë që i takova ditë pas dite e muaj pas muaji për t’i bindur të jenë pjesë e një ëndrre e shprese. Ata njerëz që bënë e dhanë çfarë mundën për këtë organizatë. E që sot pyesin me të drejtë: A mos Libra ishte një gënjeshtër? A ishte thjesht një makinë e ngritur për karierën e një njeriu? Që kur nuk e arrin, meriton të braktiset e të shkatërrohet?
Libra duhet të vazhdojë! Me parimet e para. Vetëm kështu populli do ta çmojë e do ta votojë.

Tags: bënE përjashtuanHafizinga LIBRAnuk ikireagontë mbarëUdhëunë

TË LIDHURA

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve
Politikë

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

09:17 | 24/10/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

09:14 | 24/10/2025
Next Post
VIDEO/Njihuni me Sabitin, banor i vetëm në fshatin shqiptar

VIDEO/Njihuni me Sabitin, banor i vetëm në fshatin shqiptar

7 vjet nga 21 janari, familjarët: Nuk bëhemi gjakhumbës, thirrje Arta Markut…

7 vjet nga 21 janari, familjarët: Nuk bëhemi gjakhumbës, thirrje Arta Markut...

21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen

21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës
Bota

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

by mirseda
10:44 | 24/10/2025
0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira të Rusisë...

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:38 | 24/10/2025
Samiti i BE-së/ Kancelari Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

Samiti i BE-së/ Kancelari Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

09:36 | 24/10/2025
Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

09:34 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com