Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E para është jeta

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
E para është jeta

Nga: Preç Zogaj

Në harkun e tre-katër muajve na ranë në pjesë dy fatkeqësi kundërthënëse në reagimin që na kanë imponuar. I pari, tërmeti i 26 nëntorit që na nxori nga shtëpitë, i dyti, pandemia e koronavirusit, që na ka mbyllur në shtëpi.

Do të ishin shumë edhe për një vend të zhvilluar, si Gjermania e jo më për një vend si yni që shumë gjëra nuk i ka në terezi.

Ngushëllimi për pasojat e tërmetit është se, në një akt të rrallë solidariteti ndërkombëtar me vendin tonë të vogël, paratë për rindërtimin na janë dhënë dhe ka besim tashmë se brenda afateve të parashikuara nga qeveria këto pasoja do të jenë kaluar.

“Ngushëllimi” për koronavirusin është se jemi pjesë e një harte planetare të përhapjes së tij. Në të keqe e në të mirë, po ndajmë e do të ndajmë fatin me gjithë të tjerët.

Tërmeti dhe pandemia janë dy gjëra shumë të ndryshme, por si të gjitha fatkeqësitë madhore zgjojnë te çdo njeri, në çdo familje dhe shtresë shoqërore, vetëdijen e lashtë se shëndeti është mbi të gjitha. Jo se njerëzit nuk e dinë këtë, por kur e kanë shëndetin-në kohë paqeje, përpjekjesh, kërkimesh e betejash për të arritur synime të tjera jetësore, sikur e kalojnë në plan të dytë postulatin numër një: Jeta është e para. Të tjerat vijnë pas.

Duhet të sillemi edhe si pacientë, edhe si mjekë të vetvetes dhe të afërmve tanë pa qenë të prekur; duhet të ndjekim udhëzimet dhe këshillat e mjekëve dhe të specialistëve të fushës.

Duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve, të institucioneve shtetërore dhe qeveritare që na shërbejnë e na drejtojnë. Ka vend për propozime, monitorime dhe denoncime konkrete të verifikuara, të gjitha këto në etikën që diktojnë rrethanat e jashtëzakonshme. Por nuk ka vend për mbivendosje, dublime dhe protagonizëm të tipit të paqes.

Duhet të ndjekim udhëzimet dhe terapitë antipanik të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, që nga njohja me shpjegimet shkencore të llojit dhe origjinës së koronavirusit e deri të mënyra si mund ta kalojmë kohën në karantinë.

Rasti i Kinës që po ia del të verë nën kontroll me masa drastike përhapjen e virusit vdekjeprurës është një shembull botëror që po ndiqet, edhe pse me vonesë, nga Italia dhe vendet e tjera të Perëndimit.

Demokracitë bëjnë diferencën e madhe me regjimet një partiake në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzore, por përpara detyrës për t’u mbrojtur nga epidemitë dhe fatkeqësitë, ligji dhe drejtimi duhet të jenë të hekurt.

Italia, e thonë të gjithë, e mori pak lehtë në fillim, vendimmarrja e qeverisë eci në traditën e këtij vendi demokratik për të matur njëmijë herë para se të presë njëherë; vetë qytetarët italianë duket se i shpërfillen apelet për kujdes përkundrejt hedonizmit si stil të jetuari, ndërkohë që vallëzonin me fantazmën e virusit pa e ditur. Askush nuk është i prirë të hapë çadrën pa parë shiun të bjerë – e dimë. Por autoritetet për këtë janë: që të shohim rreziqet në horizont. Tani edhe Italia, përpara të gjithëve në Europë me numrin e të prekurve dhe të të vdekurve, një buletin lufte që mban pa frymë botën mbarë çdo mbrëmje kur raportohet, është në karantinë. Por ndoshta Italia ka paguar çmimin e mësimit që po marrin vendet e tjerë, përfshirë Shqipërinë, për t’u sjellë me virusin si kinezë: mbyllje totale.

Nuk mund ta dimë sa shtetas shqiptarë të prekur nga virusi kanë hyrë nga Italia në Shqipëri para se të  hapnim çadrën”. Shumëfishimi i të prekurve në këtë periudhë është një enigmë që po zbulohet e do të vijojë të zbulohet nga tamponët e analizave. Është e drejtë të mendojmë e të veprojmë në logjikën e skenarit me të keq sikur nuk jemi, në kuptimin krahasues, një rajon i vogël italian si Umbria , përshembull, ku deri tani ka rreth shtatëdhjetë të infektuar jashtë rrezikut për jetë, por jemi Lombardia në ditët e para.

Më mirë ta teprojmë se sa të lemë mangët. Kjo është një betejë ku lejohet të kalohet masa e masave. Është një betejë që fitohet pikësëpari jo vetëm nga ata që i marrin këto masa, por para së gjithash nga ata që duhet t’i zbatojnë ato. Sëbashku! Ky është një slogan i shpërdoruar vend e pa vend, por sot është më i vërtetë se kurrë. Nuk ka bashkim me të madh dhe premisë më të madhe për të fituar kundër koronavirusit se sa kur secili në të vetën bën atë që u kërkohet të gjithëve. Për jetën e tij. Për jetën e tjetrit. Për jetën e prindërve dhe të gjyshërve të moshuar.

Ku është fundi? Sa do të zgjasë? Suksesi i Kinës , veç përballjes epike, tregon se koronavirusi mund të bëhet zap. Ai njihet nga shkenca mjekësore, laboratorët dhe shkencëtarët janë në kërkim të terapisë dhe injeksionit efektiv. Nuk ka dyshim se lajmi i mirë nuk do të vonojë, beteja e njerëzimit me viruset është e vjetër dhe do të vazhdojë gjithnjë e më efikase. Modulet matematike që aplikohen për të matur kurbën e konoravirusit nga momenti i shpërthimit tek ai i pikut dhe rënies tregojnë se Italia, si vendi më i prekur, po i afrohet gjysmës së rrugës.

Në regjimin e karantinës ku kemi hyrë, nëse udhëzimet dhe masat e marra zbatohet me një vendosmëri spartane nga qeveria dhe gjithë qytetarët, ne mund të kemi fatin të dalim më shpejt nga kjo ëndërr e keqe që nuk është ëndërr në fakt, por e vërtetë. Atëherë do të përqafohemi edhe për gjithë ditët surreale të distancës dhe izolimit. /Gazeta Liberale

Tags: kinakoronavirusPrec zogaj

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Zv/ministrja tregon si u infektuan dy mjekët e Senatoriumit

Zv/ministrja tregon si u infektuan dy mjekët e Senatoriumit

Rritet frikshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi në Gjermani

Rritet frikshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi në Gjermani

Policia: Ja cilat mjete do lejohet të lëvizin nesër deri në orën 08:00

Policia: Ja cilat mjete do lejohet të lëvizin nesër deri në orën 08:00







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com