Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

E panjohur/ “Lufta” me meme mes Trump dhe ish-komandantit iranian Soleimani

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
E panjohur/ “Lufta” me meme mes Trump dhe ish-komandantit iranian Soleimani

Gjenerali iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror amerikan në Irak në 3 janar, nuk ishte thjesht një organizator famëkeq terrorist dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm të regjimit. Ai ishte gjithashtu një nga antagonistët e mediave sociale të Presidentit Trump.

Teksa ekspertët ndërkombëtarë e kanë njohur prej kohës Soleimanin si udhëheqësin e elitës Kuds dhe përgjegjës për shumë nga konfliktet, një pjesë e amerikanëve e kanë dëgjuar për herë të parë emrin e tij në 2018-të. Kohë kur ai filloi të debatojë me Trump nëpërmjet disa memeve në Instagram.

Në atë vit, Administrata Trump ishte e angazhuar në një fushatë presioni kundër Iranit, presidenti i të cilit Hassan Rouhani paralajmëroi në korrik se “Amerika duhet të dijë që paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes, dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave.”

Kësaj deklarate Presidenti Trump iu përgjigj me anë të një Twitter-i me gërma kapitale.

“Drejtuar Presidentit iranian Rouhani: ASNJËHERË, MOS GUXO TË KËRCËNOSH SHTETET E BASHKUARA. NDRYSHE DO TË VUASH PASOJAT, SI PAK KUSH QË KA VUAJTUR PËRGJATË HISTORISË MË PARË. NE NUK JEMI MË NJË VEND QË DO TË DUROJË FJALËT TUAJA TË MARRA PËR DHUNË DHE VRASJE. BËNI KUJDES!”

Disa ditë më pas, Soleimani bëri një postim për të mbrojtur presidentin iranian.

“Nuk është në dinjitetin e presidentit tonë që të të përgjigjet ty. Nëse ti nis një luftë, ne do ta përfundojmë atë. Ti e di që kjo luftë do të shkatërrojë çdo gjë që posedon.” 

Në një tjetër postim, Soleimani shkruan: “Z. Trump, kumarxhi! Mos kërcënoni jetën tonë! Ju jeni mirë të vetëdijshëm për fuqinë dhe aftësitë tona në rajon. Ju e dini se sa të fuqishëm jemi në luftë asimetrike.”

Edhe pse ishte komandant i një niveli të lartë në një regjim që i ndalon qytetarëve thuajse të gjitha mediat sociale, Soleimani kalonte kohë në Instagram. Ku nëpërmjet disa fotove dërgonte mesazhe veçanërisht ndaj Amerikës. Siç ishte kjo foto e marr nga filmi “Olympus Has Fallen”, ku duket Shtëpia e Bardhë teksa shpërthen. Dhe para saj qëndron Soleiman me një radio dore marrëse-dhënëse në duar. Ndërsa në tekst shkruhet: Ne do ta shtypim Amerikën me këmbët tona.”

Debati në rrjete sociale vazhdoi edhe me tërheqjen e Trump nga një marrëveshje tre vjeçare bërthamore me Iranin. Ku ai kërcënoi dënime të reja ekonomike mbi vendin. Në nëntor të 2018-ës Trump postoi një foto të vetes me sfond të stilit “Game of Thrones”, duke shkruar “Sanksionet janë duke ardhur.”

Njëjtë veproi edhe Soleimani, me anë të nje meme, ku shkruante “Do të qëndroj kundër teje.”

Por, në prill Instagram pezulloi llogarinë e tij pasi ishte në kundërshtim me politikat e kompanisë ndaj ndalimit të promovimit të dhunës./ Burimi: The Washington Post Përshtati: TIRANA TODAY

 

 

Tags: “meme”ish-komandantit iranianluftapanjohurQassem SoleimaniTrump

TË LIDHURA

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur
Bota

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

12:13 | 23/02/2026
Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi
Rajoni

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Next Post
“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

Lot dhe thirrje anti-amerikane, tabloja e funeralit të komandantit iranian

Lot dhe thirrje anti-amerikane, tabloja e funeralit të komandantit iranian

Hakmarrja e Iranit nuk do të vijë me luftë, por duke dënuar gjithë botën

Hakmarrja e Iranit nuk do të vijë me luftë, por duke dënuar gjithë botën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur
Bota

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

by mirseda
12:13 | 23/02/2026
0

Autoritetet në Nepal bënë me dije se një aksident tragjik, ku një autobus ra në humnerë, bëri...

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

11:21 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com