Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon atentatit që iu bë një ditë më parë biznesmenit në fushën e guroreve në Vlorë, Agron Alushaj. Sikundër njoftuan edhe bluzat e bardha, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve për shkak të konkurrencës që mund të ketë pasur biznesmeni Agron Alushaj.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur brenda mjetit të tij tip “Benz”, dhe nga shpërthimi Alushaj dhe automjeti kanë pësuar dëmtime të shumta.
Në sajë të verifikimeve të kryera, rezulton se biznesmeni nuk ka pasur probleme me ligjin, apo të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Policia dhe Prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurrencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë.
Alushaj ka mundur që të hapë gropën për ndërtimin e themeleve, dhe se objekti është në ndërtim e sipër. Ndërtimi i këtij pallati është në verifikim e sipër nga Prokuroria, pasi dyshon se i dëmtuari mund të ketë pasur konflikte me pronarët e tokës, apo me bashkëpunëtorët e tij në këtë drejtim.
https://tiranatoday.com/ndaj-biznesmenit-te-ndertimit-shenjestra-eshte-vellai-i-ish-drejtoreshes-se-hipotekes/