Biznesmeni i ndërtimit Agron Alushaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar. Bluzat e bardha raportojnë se gjëndja e tij shëndetësore mbetet kritike për jetën.
Makina në të cilën udhëtonte 48-vjeçari u hodh në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi, në rrugën Transballkanike.
Dyshimet paraprake janë për një bombë të aktivizuar me telekomandë. Shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh, ndërkohë që 48-vjeçari ishte në drejtimin e makinës. Ai është vëllai i ish-drejtoreshës së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.
Hetimet
Policia ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedent penal. Uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë punonjësve të lavazhit, dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.
Biznesmeni ende nuk është marrë në pyetje, pasi ai ndodhet në gjendje të rëndë.
https://tiranatoday.com/e-ne-bashke-me-mjetin-biznesmeni-po-ndertonte-nje-pallat-ne-vlore/