Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E mundi Covid-19, ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E mundi Covid-19, ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit

Aktori i njohur i humorit Arben Shaka, nuk ka mundur dot të fitojë betejën me Covid-19. Mjeshtri i pantomimës dhe humorit, u shua në moshën 70-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Lamtumirë mik i vyer Arben Shaka. U rrita qysh fëmijë me humorin tënd të bukur dhe të shëndetshëm aty, në Cirkun e Tiranës. Si komshi, kaluam bashkë plotë vite miqësie duke parë tek ty jo vetëm shpirtin e mirë të një artisti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë tek ty, një njeri me zemër të madhe, bujare dhe fisnike.

E hidhur kjo ikja jote e beftë dhe e heshtur në një moshë relativisht ende të re. Do të mbaj mend gjithmonë Benin shakator, plot humor e ngazëllyes, i pafjalë dhe me pafajësinë e një fëmije, që edhe gjërat serioze i kaloje me shumë humor e sportivitet. Sa do më mungosh Mik! Të qoftë dheu i lehtë Artist i mirë….. R.I.P“, shkruan Ilir Çumani në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Në moshën 17-vjeçare, Arben Shaka nisi si aktor profesionist në Estradën e Tiranës. Shaka e shfrytëzoi aftësitë e tij interpretuese dhe argëtuese edhe në Cirkun e Tiranës, duke luajtur shpesh kllounin. Gjithashtu, ai ka interpretuar dhe skeçe, dialogë, kupletë dhe komedi.

Në kinematografi, Arben Shaka u bë i njohur në filmat: “Përse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve” dhe “Cirku në fshat”. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, Shaka ishte një personazh i dashur edhe për fëmijët, ku ka shkruar dhe skenarë të filmave vizatimorë si: “Endrra në diell”, “Tiktaku i fundit”, “Nevoja të ndihmon”, etj.

Pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Arben Shaka emigroi me familjen e tij në Greqi në vitin 1998. Edhe pse nuk mundi të luante sërish në filma, ai shfrytëzoi pasionin e tij për pikturën dhe fotografinë. Me ndihmën e fëmijëve të tij, Shaka mundi të realizonte një program me pantonimë dhe muzikë, e cila u shfaq në një lagje të Athinës. Ai jetoi për 15 vite në provincën e Lutrakit. Për karakterin në role, Shaka quhet “Aktori serioz i roleve komike”.

Tags: aktorArben Shakapandemia

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Shqipëria “ngrin”/Mbyllen shkollat, 1 nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi

Shqipëria "ngrin"/Mbyllen shkollat, 1 nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi

Kush është politikani rus, që Putin dëshiron ta infiltrojë në Ukrainë

Kush është politikani rus, që Putin dëshiron ta infiltrojë në Ukrainë

Stresi: Fitoj sa për katër deputetë

Stresi: Fitoj sa për katër deputetë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com