Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E gjora Ditë e Verës!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
E gjora Ditë e Verës!

NGA EDMOND TUPJA/ Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e shkruar e të pashkruar të popullit shqiptar ndër shekuj, Dita e Verës, me urdhër të prerë të Lali Erës, më falni, të Lali Erit, që në këtë rast ia kaloi Hoxhë Enverit, pati vërtet qimen e derrit duke e parë veten të përzënë nga data 14 mars tri ditë më pas, pra, sot më  17 mars!

Preteksti qe koha e keqe me musteqe dhe qielli i zymtë si teneqe që do të mbizotëronin në Tiranë pikërisht më 14 mars. Kjo zhvendosje arbitrare e Ditës së Verës në kohë, më kujtoi menjëherë zhvendosjen e saj po aq arbitrare nga Elbasani në gjithë krahinat e tjera të atdheut me urdhër të Kryeministrit Nano dikur, para shumë vitesh. Rrjedhimisht, ballakumja legjendare, nisi, qysh atëherë, të prodhohej rregullisht e marrëzisht nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje, duke humbur kështu shijen e saj zanafillore ose zanafillën e saj të shijshme.

Të dyja këto zhvendosje, të paktën në sytë e mi si bir i një elbasanasi nga lagjja “Kala”, të diplomuar në Shkollën Normale të vendlindjes së tij, më trishtojnë pa fund, madje më trembin! Po, po, më trembin, sepse kam parandjenjën drithëruese se Dita e Verës me ballakumen e vet të papërsëritshme do të humbë thuajse fare karakterin e saj tradicional, duke rënë kështu viktimë e një mërgimi tregtarist e propagandistik të pamëshirshëm. Përse kështu? Oh, sepse, tani që pasardhësi i ish-Kryeministrit Nano, pra, zoti Edi Rama, disponon jo vetëm shumicën dërrmuese në Kuvend (pa “r” para shkronjës “v”, sigurisht!), por edhe një opozitë legenisht butaforike, një ligj i ri mund të miratohet, sipas të cilit çdo festë tradicionale karakteristike e një krahine mund të shtyhet në çdo çast për një datë tjetër nga kryetarët e bashkive dhe të festohet në gjithë krahinat e tjera të Shqipërisë.

Si pasojë, Festa e Birrës, për shembull, e cila, normalisht e historikisht, do të ishte e udhës të kremtohej vetëm në Korçë (sepse birra e parë shqiptare është prodhuar pikërisht në këtë qytet qysh në vitin 1928), pra, Festa e Birrës, me ligj ose me VKM apo me nismën e filan kryetar bashkie, mund të kremtohet kudo në Shqipëri, bie fjala edhe në një qytet gati anonim ku, në një bodrum shtëpie, dikush prodhon në mënyrë artizanale birrë më të mirë se birrat gjermane, belge e angleze! Ose, në të njëjtin kuadër, kjo festë mund e duhet festuar me përparësi në Tiranë, ku në kohën e Hoxhës Enver u ndërtua një fabrikë birre, sot e modernizuar, që asokohe mbante emrin e Kelmendit Ali, pra, e të dërguarit të Kominternit stalinist në Shqipëri, kurse e para fabrikë e birrës, ajo e Korçës, ishte ndërtuar në kohën e Zogut Ahmet.

Në këtë mënyrë, e majta shqiptare do të mund të mburrej duke shpalosur sloganin “Më mirë birrën e Partisë, sesa atë të Naltmadhnisë!” ose, më të aktualizuar, “Më mirë birrën e Edit, sesa atë të Mbretit!”. Së fundi, o lexueset e lexuesit e mi kureshtarë, le të kthehemi te gjenialiteti i Lali Erit që shkëlqen si diell në mes të territ dhe t’i bëjmë atij një pyetje pa asnjë prapamendim: “Po sikur, zoti kryebashkiak i sotëm i Tiranës dhe, me njëfarë gjase, Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, po sikur, pra, shërbimet meteorologjike më të sofistikuara të rruzullit tokësor të parashikonin me 100 për qind siguri një dhjetor dhe një janar me vapë sahariane, a to të jepnit ju urdhrin e prerë për ta shtyrë, natyrisht në Tiranë, festën e Vitit të Ri për në muajin shkurt?

Apo, duke parë zhvillimin e jashtëzakonshëm të atdheut tonë të dashur kapitalist dhe pasurimin e pandalshëm të popullit shqiptar, do të angazhonit fondet e papara të bashkisë suaj të pasur e babaxhane (si dikur Liza e qymyrit me nallane) për t’i çuar gjithë banorët e Tiranës të kremtojnë Vitin e Ri në Zvicër mes borës së përjetshme të Alpeve? Jam i sigurt që kjo pyetje do të mbetet pa përgjigje qoftë edhe të tërthortë, sepse qarkullojnë zëra, sipas të cilëve, dje, në protestën gjigante të opozitës, para një Kryeministrie të dezertuar nga titullari i saj përkohësisht i mërguar në Berat apo Poliçan, paska marrë pjesë edhe ballakumja kryelartë e kryengritëse, e cila sot në Tiranë po shitet, falë Lali Erës, në të gjorën ditë të rreme të Verës!

Tags: Ditë e Verës!Edmond Tupjagjoralali Eri

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
“Deti”/ Dy ministrat e shkarkuar takohen në Greqi: Kryeministrat do ta…

“Deti”/ Dy ministrat e shkarkuar takohen në Greqi: Kryeministrat do ta...

Rikthimet, mungesat dhe presioni i Dukës, Panucci: Tani do të shihni Shqipërinë e vërtetë

“Dukej sikur ishte Messi”, Panucci nuk kursehet: Durmishaj? Nuk ka këllqe

Goditja ndaj djalit të ish-deputetit, Berisha: Ja pse Rama i ‘urren’ fierakët

Goditja ndaj djalit të ish-deputetit, Berisha: Ja pse Rama i ‘urren’ fierakët

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe
Sport

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

by mirseda
22:20 | 01/07/2025
0

Ekipi kombëtar i të rinjve në karate ka marrë pjesë në Ligën botërore të karatesë për të...

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025
Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

21:12 | 01/07/2025
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

20:32 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com