Një person ka qëlluar veten me armë zjarri para pak minutash. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, pranë Kuvendit.
Nuk dihet gjendja aktuale e të plagosurit dhe as arsyet që e kanë çuar në këtë veprim.
Mësohet se i plagosuri po dërgohet në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.