Parlamenti i Austrisë ka votuar për largimin e kancelarit Sebastian Kurz dhe qeverisë së tij gjatë votimit të një mocioni mosbesimi. Ky mocion erdhi pas publikimit të video-skandalit të aleatit të Kurz, i cili bënte marrëveshje me një biznesmene ruse, së cilës i premtonte tendera.
Tashmë është presidenti i Austrisë ai që do të vendosë se kush do të jetë kancelari i vendit. Ky lider do të drejtojë një qeveri të përkohshme, përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në shtator.
Kurz, kreu i Partisë Popullore Austriake, është kancelari i parë në historinë austriake të pasluftës që ka humbur një mocion mosbesimi.
Vetëm 32 vjeç, ai është udhëheqësi më i ri i një shteti në botë, por që video-skandali i aleatit i kushtoi postin e rëndësishëm./ Përshtati Tirana Today