Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër aksion të madh të policisë. Deklarata e fortë e Ramës u bë në Laprakë ku kryeministri ishte në një takim me banorët e zonës për të diskutuar mbi problemet e zonës por dhe për nismën e mbylljes së lojërave të fatit.
Rama deklaroi se të jenë shumë të ashpër më të fortët. Kryeministri deklaroi se shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari dhe familjeje.
“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, ti fortë është komuniteti.
Ne do ti detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda. Historia që një lagje e tërë shqetësohet pse ky fiks na ka makina e muskulaturë të zhvilluar, do të mbarojë në këtë vend. Shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari dhe familjeje.”